fbpx

“Kurr fjal te keqe skam pas me vjehrren,Ajo ma zevendeson Nenen qe nuk jeton me dhe”…


“Kurr fjal te keqe skam pas me vjehrren,Ajo ma zevendeson Nenen qe nuk jeton me dhe”…-Tung histori te jetes. Ju pergzoj per punen qe e boni se e keni ni pune shume veshtir me u mer me shqiptar hahaha jena ni popull shume interesant me shume urrejtje e me vujtje edhe e mbajna inatin fell nshpirt vallahin. Une moti e percjelli faqen e juv edhe sa here kom lexu naj histori prekese beso qe kom kajt edhe mu ka dhimt nshpirt mirepo, qito historia me vjehrra tkqija mkallen krejt se hiq sjom ka muj mi kuptu. Jo se du vjehrren jo ajo sem don mu besa edhe vjehrrat qe shkrujn per nuse tmerr valla. Oj qyqet a e dini qe kerkush sju bohet ma e ngat? Duhni me dit me respektu edhe me ja bo vetit venin qe me pas vjehrren si shoqe. Une jom orientu nket faqe per me shkru historin tem qe eshte e vazhdushme edhe sot. Une jom nje gru e martume noshta qe 17/18 vite as vet se di se kan kalu shume vjet ama e di ni sen qe nqito vjet une kurr skom ndryshu ose skom dal jasht vetes me ndikime e me fjal tjeter kujt. Doren nzemer po du me shkru kit histori qe mu postu edhe mu inspiru vajzat e grat e nuset e qka do koft edhe me ja dit vleren jetes e jo me lan veten nervoz ose me inat me sene tkota se nese e kishit pas historin tem noshta 1000% jom e sigurt qe se kishit menu vjehrren dy here. Une kur jom martu meniher jom met shtatzan edhe ma ka fal Zoti ni qik si drita, krejt u kon nrregull ama kur ja ka nis mu rrit nuk folke edhe si kontrolla e mjekut nuk e percjellke driten edhe mtha mjeku a ja keni bo analizat qikes se mdoket seshte mire dhe i thash jo. Kur ja bonen i dul qikes qe e ka ni semundje qe nuk ka me mujt kurr me ec pa shtag apo kolic kur rritet edhe smundet me fol as me pa. E kom qiken sot 17 vite edhe nuk mundet as deri ne wc me shku pa ndihmen e dikujt. E ka veshtir mu shpreh se nuk mundet me fol vetem me zhurma e kuptoj se qka don. Nese don uje e bon ni zhurme veq per uj qee me kuptu une. Parameno qfar lufte e ka qika jem nkry tvet tu hek tu mundu qe une me kuptu e une e kqyri si hut kaniher se sdi as qka pom lyp. Parameno dhimten tem tu e dit qe kurr ska mu martu edhe duhet gjithmone me u kujdes dikush per to…. Une per qat arsyje skom bo ma fmij se jom tut qe po boj prap fmij tsmut edhe tani skom kujt me ja lan amanet masi tvdes une. Nejse, kjo histori ma shume eshte falenderim ndaj vjehrres tem qe kurr ska hek dore prej meje edhe prej qikes edhe pse noshta edhe kjo e ka pas shume veshtir se ktu ku jetojna na eshte katun edhe krejt kan qef me fol e me ja dit punt njani tjetrit. E kom pas shume demokrate vjehrren edhe si ka interesu per kerkon tjeter veq rrethin e vet, une jom perpiq shume here me largu noshta vjehrren se skom dasht ajo me lujt rolin e nanes edhe sdi pse e kom bo ata se ajo ma desht mem ndihmu. Mu nana mka dek para 9 vite edhe qaq qe e kom vjehrren NJERI u qu edhe ma ka majt tpamen nshpi tsaj per nanen tem qaq qe mundohet shpirtin me jap per mu. Skom pa vjeherr qe mthot qu dil me naj shoqe une e ruj qiken edhe veten o ngjendje me blloku per mu! Spo di a e bon hatri jem a hatri djalit tvet ama kjo osht ni njeri qe sdin me ta kthy ni fjal tkeqe edhe sdin me tposhtru apo me tofendu se osht melaqe. Ju qe keni problem me vjehrra duhni me u mundu me bo shoqe vjehrren e juve e me fol me to jo me anashkalu edhe me nga mas burrit se burri mas ni kohe tharron edhe nuk ja nin ma shum per ty kshtu qe lidhu me to! Vjehrres une shlir mundem mi thon qe e ka zavendsu vendin e nanes sepse nuk e di a ka njeri qe ma kupton mas shumti dhimten sikur ajo. Nuk eshte leht me rrit fmij tsmut ama kjo kurr sem ka bo presion, ndoshta edhe kaniher u mundu me ma bo bajat tu mthon hajt se ska sen qika shuj se sherohet e ksi sene qe mos mu merzit une. Nuk osht leht me jetu ner ni kulm me vjehrren edhe me evladin qe smundesh krejt me i mrri ama kur e ki vjehrren e mire eshte pshtim. Kjo histori eshte ma shume si falenderim ndaj vjehrres tem qe eshte shtyll nshpi edhe qe ska njeri ma e kuptushme se ajo. Nuk ka ndodh kurr une me ja kthy fjalen as nuk e menoj kurr se mos tish kan kjo une moti isha kon te vorret e varrost se skisha mujt vet me i mrrij krejt ama kryesorja e ksaj punes eshte mesazhi qe du me jau dhon. Duhet me dasht vjehrren e jo me menu pom xhelozon se seni ma i veshtir njete eshte me pas femij tsmut e me pas rraxhe me vjeherr parameno qfar lamshi ish bo nshpi kshtu qe ndreqni punt para se me pas fmi e per ju qe keni fmi, edukoni fmin qe me dasht gjyshen nmaksimum se qika jem as qka osht gjyshja se le ma me dasht. Flm faqja qe mle mu shpreh sa ma lirshem se shume e kom mbajt kit vlersim nvete edhe du me ja bo diqka publikisht se i kom than kunates me ja tregu.