fbpx
fati jem

Kur i tregova qe jom kan e martume dhe e kam ni fmij m’tha “Nese je fati jem t’pranoj”, por familja e tij…


Kur i tregova qe jom kan e martume dhe e kam ni fmij m’tha “Nese je fati jem t’pranoj”, por familja e tij… – Mirmrama a ban ket histori me postu anonym. Mirmrama me falni se jetoj me mergim edhe nuk dij bash mir me shkru ship. Jam nje Vajze 24 vjeqar, jam kan martume afersisht 6 vjet. Jam nda para 11 muj pi burrit dhe e kina nje djal 3 vjeqar. Po aj esht me mu. Ne qat koh ndarjes e kam njoftu nje djal, kina shkru shum gato 7 muj pa nal. Edhe ish burri janar e ka shti letrat per mu nda. Po ktu mergim pa i ba 9 muj nuk shlon gjyqi ndarjen. Edhe 1 muj tana jena ndame me qdo sen. Aj djali ka jetu ne kosov. Jemi njoftu me instagram fillim shkrushmi si shoqni po me koh dyqysh ma shum e ma shum u ba. Un ja kam tregu qe jam kan martume dhe jam koh ndarjes e kam nje djal, normal fillim pak u kan shok per qat djal. Po mtha nese je fati jem edhe me pelqen un ka met pranu. Ai i tregoj familjes e vet ata hiq sdojshen me pranu i thojshin ja ajo ja na. Ai tha ju hala nuk e njofni kadal pak. Po skish shanc mu pajtu. Qka mos i kan than ,e kan shajt qka mos.Po ky prap nuk shloj dor per meje. Motrat e ti krejt jan jasht ma shumti ata bajshin sulm ktina. Un nuk folsha e thash leje me mu krejt mos u prish me ta, se un skam vler jam kan martume leje. Po ai sdeshte me shlur dor. E qeshtu e qum tana. Un babit ja tregova ky tha dilni kosov tana kshyrmi qa bahet. Dhe baben shum kam pas smut me zemer sa her smut u kan. Erdh gushti na u nisim per kosov dhe e thash babit a ban me dal me at djal. Babi ja kish tregu migjes tem dhe aj tha jo mos dil pa u prish me letra me krejt. Ja mushen babes mendjen mos mem lan me dal me kta. Un kajsha shum kam kajt. Menxi kam prit me pa me dal me fol njeher live. Po nuk kish shanc me dal. E shkrujta ati e thash smuj me dal me kupto lem mu. Mfal per qdo sen, mfal qe ki hup koh me mu, mfal qe tkam ba problem me famillje. Ai mtha qysh nuk don me dal, pse 7 muj kina fol menxi kam prit e ti ashtu tash? Un smujsha me tregu pse, me erdh marre qysh me tregu. Ai mtha ma nuk du me ta pa ftyren baju e knej. Un i lutsha prit deri shtator vij vet apet nuk me ndegjoj. Mtha lamtumir kurr skam prit kto per teje se per ty u bana rrezil me krejt familjes tem. Mu per veti un nje dit i thash qikes tezez hajde dalmi edhe shkoj tinxa te ai. Ajo tha ani edhe e rrejte babin shkum te qyteti ati. 2 or kam nejt tu majt imit mos pe sho. Po jo nuk u kan. E thirrsha ma kish ba blok, e thirra pa numer nuk e qel. Edhe jena kthy. Dhe mas 2 dit shkum ne mergim. Dhe ja kam qu nje mesagje “flm shum per gjitchka qe asnjeher nuk me kuptove”. Jam tu merzit shum per ta shum,spo dij qa mi ba ma. Qdo kun blok mka ba skam qysh mu lajmru te ai. Spo dij qa me ba.