fbpx
Këndo që e sheh babai të arsyeshme unë martohem me të,Nuk të fajësoj për asgjë, për asnjë mërzi

Këndo që e sheh babai të arsyeshme unë martohem me të,Nuk të fajësoj për asgjë, për asnjë mërzi…


Këndo që e sheh babai të arsyeshme unë martohem me të,Nuk të fajësoj për asgjë, për asnjë mërzi…-Përshëndetje histori të jetës po i shkruaj një letër një personi që është lexues i rregullt i faqes tuaj por qe skam kontakt më me të, dashuria ime!Dua ti them këto fjalë ndoshta të fundit.. nuk e di Allahu e di.Unë të deshta shumë, ishe ndodhia ime ma e bukur, kujtimi im më i mirë, gjithmonë kam me të kujtu për të mirë, kam frikë që edhe nëse e njohë dikë nuk kam me ndje atë lumturi kur e kam ndje në krahët e tu, të kam dashurë shumë dhe në mënyrën më të sinqertë vAllahi, ishe personi më i mirë që njoha, këto fjalë që po ti shkruj kam lotë në sy, e di që nëse dëgjon që jam feju mërzitesh ti, mërzitem unë, por nëse është caktim nga Allahu duhet ta pranojmë dhe me dhikër të mundohum ta kalojmë, nëse ndjen mërzi ndonjëherë të këshilloj ashtu ta kalosh. Unë duhet të mendoj si ma e rritur siq jam, po e sheh që mes nesh nuk po bahet diqka e vitet po kalojnë, e për mu mundet me kanë vonë, se tash po shihet krejt herët po martohen e koha po ikë, unë dje i thash nanës që me këndo që e sheh babai të arsyeshme me njohë unë martohem me të, unë vetë nuk mendoj për me dashuri me gjetë askënd, unë të deshta ty nuk u ba, nuk shpresoj ma. Nuk të fajësoj për asgjë, për asnjë mërzi, dhe nuk të bëj fajtorë por si duket fati ka lujt me neve, nuk paska qenë caktim i Allahut deri tash mu kanë bashkë, prandaj kem pas pengesa në rrugë. Padyshim caktimi i Allahut është më i hajrit për ty dhe mu. E di që duke e lexu kta ke me ndje dhimbje, ashtu siq kisha ndje edhe unë po ta kishe shkru. Unë nuk të bëhem pengesë më të prish punë asnjëherë, urojë që të jeshë njeriu më i lumturë në botë, kta ta dëshiroj me gjithë zemër.Edhe pse emri yt është thellë në zemrën tem i gërvishur, duhet të shikojmë para, ndoshta gjithmonë kemi me pas pikë në zemër që smujtum, po Allahu na dhashtë të mbarën me ata që janë caktuar për ne.Zemra po qan, lotët po më dalin pa më pyet.Urojë që të jeshë njeriu më i lumturë në botë, kta ta dëshiroj me gjithë zemër.Edhe pse emri yt është thellë në zemrën tem i gërvishur, duhet të shikojmë para, ndoshta gjithmonë kemi me pas pikë në zemër që smujtum, po Allahu na dhashtë të mbarën me ata që janë caktuar për ne.Zemra po qan, lotët po më dalin pa më pyet.Unë të deshta shumë Lamtumirë! Unë të deshta shumë Lamtumirë!