fbpx
vjehrri ne banese

Ka ardh vjehrri ne banese teme e m‘ka maltretu, se Vjehrra i thojke “Shkaku i ksaj, djali po rrin rrugve”, tash…


Ka ardh vjehrri ne banese teme e m‘ka maltretu, se Vjehrra i thojke “Shkaku i ksaj, djali po rrin rrugve”, tash… – Tung, deshta me postu dicka anonim prej ni shoqes. Pershendetje qika e gra. Lexova sot dy histori qe ma mbushen mendjen me shkru ketu edhe qe mendjen se kam pas. Njani rast ishte prej nje qikes qe dojke me e lane te dashurin qe eshte i semure. E tjetra dojke me u nda me burre se shume xheloz e po i ban stres. Eh moj qika edhe une jam kan e mendimeve t‘juja. Si qike jam kan shume e lazdrume e thojsha skam me duru kurgjo te keqe prej burrit. Nejse e kryta fakultetin edhe u dashurova me ni djale qe jetojke jashte. E theksoj qe kurre skam mendu me jetu jashte, skam pas qef. Po fatit spo ju dijke. Ne fillim krejt mire, si cdo fillim. E dojsha e me dojke shume. Po me kalimin e kohes sdi i bajke do sjellje jo shume normale si xhelozi e teprume e qesi gjana. Ama gjith mendojsha qe shkaku i largesise e kur jemi afer bahet mire. Shkun dy vite fejese u afru martesa. Dy muj para marteses me tha qe don me m‘tregu dicka te rendesishme qe ska pas guxim me ma tregu deri tash. E kish ni smundje kronike, qe i zgjat krejt jeten ama me medikamente nuk verehet. Kam qajt shume bashke me te e i kam thane qe tash e tutje kam me t‘dasht ala ma shume. Nejse u martum e shkova me jetu te ai ne perendim. Kur shkova atje menihere mbeta shtatzane (pa qellim) po u gezum shume te dyte. Me kalimin e kohes e verejsha qe dicka nuk eshte qysh duhet. Najhere ishte shume i cuditshem. U sillke shume cuditshem. E pytsha cka ka, thojke kurgjo vec stres ne pune. Ama nuk ishte pune e stresit se e kuptojsha. Deri nje dite na thirri shefi i vet ne zyre e ner sy tem e pyti cka nuk eshte ne rregull me te se edhe ai e kish verejt qe s‘po shkon dicka. U detyru me na tregu qe po perdor droge. (Shefi e kish pas dite vec se ma me pervoje se une ne kete drejtim.) Gati sa s‘me pat leshu shpirti. Isha edhe shtatzane e u mundojsha per hater te bebit mos me marr shume stres. Kam fol shume me burrin e mka premtu ne emer te krejtve ska me ba ma ashtu. Theksoj qe me mu u kan gjith i mire e per kurgjo sme ka lane keq, as kurgjo sme ka ndalu kurre. Vendosa me i ndihmu. Po kishte raste qe prape ishte i cuditshem e bajke gjana qe sta merr mendja. E sygjerova me shku te mjeku bashke, nuk pranojke. Mire thojke jam. Ama folke gjana jashte realitetit. Deri kur nihere u smu e kapen do kriza e shkum te mjeku qe na sygjeroj ni psikiater. Pas vizites u diagnostifiku me nje ç‘rregullim psiqik si pasoje e drogave. Vec shpirti jem e din cka kam hjek kur e rrokshin krizat. Dhune ska perdor kurre po me akuzojke per cdo sen, me ofendojke gjith… Ama u mundojsha me e kuptu qe prej semundjes e ka e jo qe nime mendon ashtu. Theksoj qe jetojme vetem e familja e tij jane disa ore larg. Masi e bana femijen qaq e paten rrok sa jam detyru me ba test te atesise se menojke qe nuk eshte fmija i vet. Nja 1 milion here e kam mendu me u nda se s‘mujsha ma. Po prape mu dhimke me e lane ne qat gjendje. Vendossha prape me luftu. Qeshtu here mire, here keq… Familja e tij e kishin dite krejt po nuk mka tregu kerkush. Ok spo ju ve faj. Ama prej qe jam ardh ktu vjehrra e vjehrri u mundojshin me m‘qit mu gabim e fajtore. Najhere thojshin jo se nuk ka kurgjo po vec magji po i bajne. Najhere me thojshin perpara ska perdor ama prej stresin tend tash u keqesu. Jam mundu gjith me u permbajt se tek e fundit prinderit e burrit jane. Vec kur ka ardh vjehrri ne banese teme e m‘ka maltretu pa i ba kurgjo, sen ma te rende s‘kam perjetu. Vec pse u ba nervoz ne djalin e vet, ma kollaj me i ra nuses. Qaty ja kam thirr policine e i kam thane kemba jote qetu mos me shkel sa te jam une gjalle. Mas do ditve ka kerku falje, po shkret. Prej burrit kam duru shume se e du, po prej tjerve nuk duroj kurgjo e le ma dajak. Prej qasaj dite burri qaq qe mka pa qe kam vujt, eshte permiresu shume. S‘ka pas ma probleme me droga as me kurgjo. Neper seanca te psikiatrise shkojme bashke e po ka permiresime. Ishalla vazhdon qeshtu… Shkrova jo per me kerku keshilla se e kam familjen qe me perkrah 100%, po vec me ju thane do qikave qe nuk eshte jeta si ne filma. Mujna me u perball me gjana qe as anderr si kemi pa, po njeri duhet shume i forte me u kan. Jo me duru cka nuk durohet, po me menquri e me durim me u mundu me i shpetu gjanat qe kane shpetim.