Jem rritur te dhunuar fizikisht dhe psiqikisht nga Nëna ime , Motren e rrahin vazhdimisht vjehrri vjehrra dhe burri sepse

Jem rritur te dhunuar fizikisht dhe psiqikisht nga Nëna ime , Motren e rrahin vazhdimisht vjehrri vjehrra dhe burri sepse…!

Jem rritur te dhunuar fizikisht dhe psiqikisht nga Nëna ime , Motren e rrahin vazhdimisht vjehrri vjehrra dhe burri sepse – Pershendetje stafi dhe ju komentues te dashur te kesaj faqe! Un ju ndjek regullisht edhe pse rall komentoj. Nuk Ma merte mendja se do shkruaj ndonjeher edhe un ne kete faqe. Po me shtyu nje histori mbrem qe u publikua rreth dhunes se babait kjo gje mua me shtyu te shkruaj se pak a shum kam ngjarjen e njejt por jo me babain por me nenen time. Sot jam shum e merzitur jetoj larg dhe skam asnje te familjes afer,ne jemi 3 motra dhe jemi rritur si MOS ME keq! Gjithmon te dhunuara fizikisht dhe psiqikisht nga nena jon ! Dhe askush nuk na dilte Zot As babi te pakten! ME kujtohet gjyshja i Hynte ne mes mamit qe te na mbroj prej saj,por nuk kishte fuqi e shkreta Pasi mami ishte aq shum e dhunshme sa qe per 1 sekond edhe gjyshja gjendej ne nje cep te dhomes,e shtynte dhe ne na rrihte aq shum sa qe gjaku na dilte per goje e per Hunde ! Ju betohem ne Zot qe nuk benim asnje faj,kishim frik te zbardhet dita dhe kishim frik te hynte mami per dere Pasi kishim frik a eshte ne disponim apo jo! ME kujtohet gjithmon Kur grindeshte ME babin Öse gjyshen ME merte ME mbyllte ne nje dhom dhe ME rrihte derisa i Kalonte inati. Smund tju bente atyre asgje dhe e nxirte inatin tek un! Nejse kaloi kjo ! Tani jam e martuar dhe kam 2 femije. Ajo qe ME shqeteson per momentin eshte motra e madhe ate e rrahin vazhdimisht vjerri ,vjerra dhe burri! I ishte ankuar babit dhe mamit ato i kishin then ne sy te burrit qe ktu vend nuk ke,mbylli syt e vesht dhe rri atje! Nuk je lop ti te te martojm cdo dit,mir keq atje te rrish. Mua me qan zemra per motren Pasi nuk e ndihmoj dot,as motra tjeter nuk e ka mundesin. Nuk di cfar te bej! Fola me babin ta kthejn ne shtepi por tha turp esht prej njerzve! O Zot me cmendi,i thash mereni e mos e leni atje se shum Po e malltretojn akoma nuk ka femije eshte ME mir tani se sa ME von! Por jo! Ai Ende jeton ME mentalitetin e vjeter! A lihet femija jot ne nje gjendje te till ! Mendoj se kete vetem prinderit e mi e bejn. Po ME vjen koha te kthehem ne shtepi per pushime por nuk ME shkohet. Ata Kur nuk e perkrahin ate qe ka nevoj per ta,ateher nuk na duan! I jam mbeshtet te Madhit Zot,Pasi vetem ai Ben mrekulli ! Jem rritur te dhunuar fizikisht dhe psiqikisht nga Nëna ime , Motren e rrahin vazhdimisht vjehrri vjehrra dhe burri sepse