Jam Ajo qe jam martu me tjetrin veq qe familja me m'lan me lind fmijen, i kam lexu te gjitha... | Histori Të Jetës

me lind fmijen

Jam Ajo qe jam martu me tjetrin veq qe familja me m’lan me lind fmijen, i kam lexu te gjitha…

Jam Ajo qe jam martu me tjetrin veq qe familja me m’lan me lind fmijen, i kam lexu te gjitha… – Flm per postimi. I kam lexuar gjitha komentet nje nga nje dhe ju falenderoj nga zemra. Dua tju them nje gje komentuesve. Burri im aktual ka qene miku i femijeris time i cili dinte çdo gje ne lidhje me mua ai hoqi dore nga gjitha endrrat e tij per te sjellur ne jete ket femi une ngaqe familja ime sdo pranonte nje femij jashtemartesor ai e njihte familjen time dhe e dinte mire peripecit neper te cilat do kaloja une. Ai e dinte qe ne jeten time fieraku ishte i pari njeri. Dhe burri im e din mire se me kend eshte martuar. Ai ne asnje çast nuk e ven ne dyshim sinqeritetin tim. Per fierakun nuk ndjej asgje thjeshte eshte babai biologjik i çunit tim. Mua me vriste ndergjegjja qe po fshija te verteten por mbas leximit te komenteve ndjehem me mire. Une jam e lumtur dhe kam nje jete shume te bukur bashkeshortore e vetmja zénke mes nesh eshte se burri im ben me shume mbas çunit se mbas goces. Dhe sa here qe i them ben dallim mes femijesh ai me pergjigjet: Po bej dallim sepse çuni eshte gezimi im i pare sepse fal tij perjetova ndjesin e te qenurit prind, fal tij ti u bere mbreteresha ime fal tij me solle ne jete dhe nje princesh fal tij u bem nje familje dhe tani me thuaj si mos ta dua me shume çunin se gocen? Une jam shume me fat qe kam perkrahe nje bashkeshort te tille dhe me fat jane femijet tane qe kane nje baba te tille.