fbpx
ma plasi

I thash Vjehrres “Ruju po t’bjen bo*** gerrq oj gerrxhulk”, qaq qe ma plasi bijo skisha sha mi ba ma!


I thash Vjehrres “Ruju po t’bjen bo*** gerrq oj gerrxhulk”, qaq qe ma plasi bijo skisha sha mi ba ma! – Tung grupi a ban me ma shkrue ket histori per me mkallzue sha me ba per problemin teme qe e kam. Historia jeme ja ka nis kur jam kan e martume para 6 vjete me burr tpar. U pata njoftue me burr tpar qitu nkojshi se aj kojshit e mi daj e qishtu fjal mas fjale ja nisem me kalue bashk ni kohe tshkurt e u fejum e u martum krejt per ni here. Aj qitu ngat meje e ka shpin e bajsha men mu martue me ta masi te koka qitu i katunit tem ama shum kam hek prej vjehrrive pasha zotin ymrin me ta hanger kurr drit me sy sum lejshin me pa. Veq tu mnejt mi kry me urdhrat e veta a per veti sen sbanke vjehrra. Veq tu mdhan siklet qu laje oborrin bane buken bile i pata than asaj vjehrres tem ruju po tbjen bo*** gerrq oj gerrxhulk qaq qe ma plasi bijo skisha sha mi ba ma. I kallzova burrit qe po heki prej saj po shum o ka ma han kryt tha ndaq me nejt rri jo jo tung e bofsh. A po a, okej tung e ki jarani jeme edhe u ndava se jeta o e gat pasha zotin me hek prej dikujt sja vlen tybe. Edhe mas nja 1 muj qe u ndava u njoftova me burr tdyt me msit edhe aj ish kan i martum e krejt po problemi o qe kur jam martue me to e mora vesh qe isha met shtatzan menihere. Sma rroke qysh mujta me met meniher se tybe sjena prek qaq. Masi shkova te gjinekologu ma bani i paske 2-3 muj zoj ama je shum e zajft e spo kallzon hiq qe je shtatzan. Kuku koka fmija me burr tpar. Tasht qe e kam lind djalin krejt o ka i perngjan babes tvet po burri jem i dyti po tranohet mas tij po thot ty tkam evlad e sene se ska mujt me vrejt qe jam kan shtatzan kur jena martue. Qysh mi kallzue qe so fmiia tij po i burrit tpar?! Qysh mi kallzue burrit tpar qe ka djal edhe po ja rrit tjeter kush? A ka ma inati more kejt kojshija me mar vesh per flliqnihanet tona. Jam nhall spo di sha mi ba. Po munona me zbut kit pune mos me mar vesh burri ama kerka more hiq so ka i perngjan krejt si burri par edhe gjestet si i pari. Nana e ka diktu e mka than qiko mos o ky fmi i burrit tpar e jo ktij tdytit thash vallahin nane edhe mu mu ka dokt ama skam sha mi ba, e prishi rahatin krejt nshpi me ba mi kallzue. Tha jo qik duhesh mi kallzue sa se ka vrejt vet se te ke hanger sa tjesh gjall. Sha me ba bre a me kallzue a jo? Po tutna po ndahet edhe ky e po jes apet vejushk, une se kam dit qe jam met per bes se sisha martue hiq po sha me ba fati deshti kshtu. A ban mem kallzue nese i kallzoj qysh me ja ba se pasha zotin edhe mos me ju rrejt hiq po tutna kapak se mos pom maltretu a mos po ban najsen alllahu ta dit bre se shka spo ni ktu nkojshi. Une burrin e dyt edhe se njoh qaq mire se me msit e sene masi meta vejushk edhe aj vejan i bashkum shpirtat se jo qe jem dasht ashtu shume ose qe jem pelqy shume. Noshta e teprova pak ama mem fal se skam shoqe as kusherina as kerkan per me kallzu e vetmja bij jam une. E spo du me nda problemin me gjithsekushin e ma mire kshtu pa emer ne faqe edhe smundet kerkush mem gjyku kush tek jam. Flm nese e postoni.