I propozova të dashurës

I propozova të dashurës për martesë në koncertin e Alban Skenderajt!

I propozova të dashurës – Duket si ëndërr… Ose, më mirë, është ëndërr. Ke pronotuar një biletë për në koncertin e këngëtarit tënd të preferuar, shkon, ulesh në vendin e duhur, shijon këngët e Albanit, por papritur dëgjon nga mikrofoni i tij emrin tënd. Ke fituar një lotari? Jo, ke marrë propozimin për martesë! Ada Kaloci dhe Zenel Bajrami ishin një çift i zakonshëm që prej 3-vjetësh jetojnë të lumtur dashurinë e tyre. Deri para pak ditësh, kur nga salla e madhe e Pallatit të Kongreseve, publiku u bë njësh me përuljen në gjunjë të Zenelit, ndërsa ai, me unazën në dorë, i propozoi martesë dhe dashuri të përjetshme Adës, të dashurës së tij të zemrës, shkruan Revista Class.

Megjithëse kanë shumë vite që njihen, Ada nuk kishte menduar kurrë se një propozim në Pallatin e Kongreseve do t’i jepte vëmendje kaq të madhe. Madje, as Zeneli. Të dy bashkë, ata ishin sot në studion e “Rudina” për të rrëfyer si u gjendën në koncertin e Albanit dhe si e realizuan atë propozim para më shumë se 2 mijë vetave. Ende të emocionuar, ende të pafjalë, Ada dhe Zeneli tregojnë se gjithçka ka ndodhur në Pallatin e Kongreseve e kanë kuptuar vetëm pasi kanë parë videot e dërguara nga miqtë, sepse të gjithë ngjarjen e kanë përjetuar si të mpirë. Ada, plotësisht e justifikuar, nuk dinte asgjë se ç’po ndodhte me të dhe ç’kishte përgatitur Zeneli, por as ky i fundit nuk i përmbajti dot emocionet kur u përul para saj për t’i kërkuar dorën. I pyetur si i lindi ideja e këtij propozimi dhe si e gjeti veten në një sallë aq të madhe, Zeneli tregon se ishte thjesht një email, të cilin ai e dërgoi pranë adresës së grupit organizator të koncertit, pas të cilit mori përgjigje pozitive: “Në fakt, ishte thjesht një email, ku kërkohej një video përshëndetëse. Unë mora kontaktet dhe thashë, pse jo, të realizoja propozimin për martesë. Nuk prisja që do të merrja përgjigje pozitive nga stafi organizator, por kur erdhi përgjigjja, aty më filloi emocioni”, – tregon Zeneli duke kujtuar.

Gjithçka ishte e improvizuar bukur. Albani thirri emrat e çiftit dhe të dy, edhe pse njëri e dinte dhe tjetri jo, u gjendën në skenë. Ada, e pafjalë, në ëndërr. “Në fakt, arritëm ta kuptojmë gjithçka ndodhi vërtet vetëm kur pamë videon. Ishim në re. Shijuam bashkë me Albanin edhe këngën tonë të preferuar “Unë dhe ti”, me të cilin Albani na përshëndeti. Realisht, jam akoma shumë e shumë e emocionuar. Është një ëndërr pa fund e bukur…” – tha Ada. Pas atij propozimi, nga studio e Rudinës, Ada dhe Zeneli japin mesazhin për më shumë pozitivitet në jetë, më shumë harmoni në çift dhe më shumë vlerësim për femrën, transmeton Insajderi.com!