fbpx
jam dashuru

I kom 3 fmij dhe jam dashuru ne nje tjeter, por kjo nuk do te thote qe jam e pandershme!


I kom 3 fmij dhe jam dashuru ne nje tjeter, por kjo nuk do te thote qe jam e pandershme! – Mirëmbrëma Histori të Jetes. Ju lutem me ndihmoni disi te me postoni kete histori. Po kaloj nje kohe shume te veshtire. Un jam 40 vjeçe dhe Zoti mi ka fal 3 engjej të bukur. Me burrin jetoj qete dhe gëzueshëm pa probleme. Para 5 viteve në pune u dashurova me kolegun e punes. Tash e di që po mendoni keq per mua. Por mos mendoni qe jam e pandershme. Un jam martuar 27 vjece pa përjetuar ndonjë histori dashurie apo marrdhënie me dike. Jam rritur në familje të mrekullueshme. Ajo dashuri me erdhi ashtu si i vjen njeriut sëmundja ose vdekja. Ate lidhje e kam shijuar pak në fillim sa ishim koleg. Pastaj unë u largova nga ajo pune por lidhja vazhdoj për 5 vite. Shiheshim rrallë e për mall. Por lidhja erdhi e u ftoh nga ai. Edhe ai ndërroi pune dhe u largua pothuajse fare. Shkruanim rrallë e takoheshim 2 -3 herë ne vit. Une e doja shumë, por nga sjellja e tij fillova të dyshoj që ai nuk me ka dashur kurr. Dhe kur un i thash ai ka vendosur të ndahet nga unë. Edhe ai është i martuar. Jemi moshatar. Unë po e vajtoj dashurin time tashmë. Ai ka vendosur të ndahet përfundimisht. E pranoj që i jam lutur të kthehemi si me pare por me kot. Ai po tregon burrërin me mua. Dikur me lutej ai mua dhe pranova. Tash po i lutem une dhe ai po me braktis. Zemra me është thyer keq. Ju lutem mos me gjykoni vetem me thoni si ta kaloj kete vuajtje. Ju faleminderit qe e lexuat historinë time shkurt. Zoti u ndihmoft kudo që jeni.