I dashuri me kercnon ti rikthehem ose do ta dhu*** motren time, nuk di kujt ti tregoj…

I dashuri me kercnon ti rikthehem ose do ta dhu*** motren time, nuk di kujt ti tregoj…- Pershendetje lexues te Histori te jetes. Historia ime fillon ne kohen kur une isha thjeshte nje adoleshente ku fati deshi qe une te njihesha me personin e gabuar. Ne kohen kur vazhdoja gjimnazin njihem me nje djale te moshes time dhe pas disa kohe shoqeri krijojme lidhje. Cdo gje shkonte per mrekulli deri ne momentin qe un do filloja studimet e larta. Isha nje nxenese shume e mire dhe shkolla ishte endrra ime e cila mbeti pa realizuar per shkak te ati. Vitin e pare te shkolles se larte edhe pse me shum sakrifica arrita ta mbyllja me sukses. Tipi ne fjale filloj te behej xheloz edhe rrobat qe vishja me thoshte ti vishesh per te tjere nderkohe qe sjellja apo veshja ime ishte e njejte pa ndryshimin me te vogel. Kur un fillova vitin e dyte filloj dhe jeta ime te merte per keq them keshtu sepse une arrita te kuptoja cdo te thoshte te ishe nje femer e dhu*** edhe pse vetem 19 vjec. I dashuri me vinte cdo dite tek shkolla nese do isha ne mesim do me nxirte nga aty dhe nese do isha duke pritur per te filluar mesimi sdo me linte te hyja. Arriti deri ne ate pike sa te me gjuante ne sy te shoqeve te mia. Dhuna u be e shpeshte ku nuk mungonte e rrahura me grushte, shqelma apo dhe rrip per te mos permendur ofendimet qe ishin pjese e cdo bisede dhe nje ne dy fjal do ishte patjeter ofendim. Edhe pse familja ime ishte ne dijeni te asaj lidhje une nuk e mora kurre guximin tju tregoja per te rrahurat, ofendimet apo dhe qe sot pas kaq vitesh une jam pa shkolle dhe arsyeja eshte semundja e babait te cilit nuk dua ti shkaktoj me teper probleme por dhe te jetoj me nje genjeshter qenka shume e veshtire. Kam shpresuar se do te kisha mundesi te filloja serisht shkollen pasi sot jam pa asnje profesion por shpresat mu shuan ne momentin qe me thane ske te drejte te vazhdosh me. Eshte hera e pare qe une po e ndaj kete histori me lexues te tjere sepse une as familjareve te mi nuk u kam teeguar asgje rreth atyre qe kam kaluar. Mbase per dike nuk eshte asgje po per mua te mbetem pa shkolle eshte shume sepse nuk vi nga ndonje familje e pasur e cila me siguron cdo gje per te mos permendur dhu** e ushtruar dhe ato fragmente ku pasi isha rrahur si mos me keq duhej edhe ti dhuroja dashuri personit ne fjale. Sot pas kaq vitesh edhe pse nuk na lidh me asgje personi ne fjale vazhdon te kercenoje duke thene “Ti do te kthehesh tek une serisht ose une do te perdh*** motren ate qe eshte pika jote me e dobet pasi mamit dhe babit tend skam ca tju bej”. Nuk e di si duhet te veproj pasi jam vertet keq dhe keshillat tuaja do me ndihmonin vertet. Uroj qe asnje femer mos te dhunohet dhe ju beja thirrje qe ta ndalonim kete fenomen qe po perhapet me shpejtesi ne vendin tone. Lexim te kendshem