fbpx

“Gruaja me ka tradhetuar me shefin e saj i cili esht me ngjyre,Tradhetija ndodh kur nuk e pret dhe kur ke besim ne”…


“Gruaja me ka tradhetuar me shefin e saj i cili esht me ngjyre,Tradhetija ndodh kur nuk e pret dhe kur ke besim ne”…-Une jam personi nga Zvicra qe para pak ditesh shpreha historine time ketu per tradhtine e “te dashures grua”. Une jam ushtari i ushtrise se Histori te jetes qe ndoshta edhe ju i perkisni kesaj “ushtrie”, pra ju zonja, zonjusha dhe zoterinj, pavaresisht moshes qe mund te keni por ndani eksperienca te ngjashme me timen. Mua dhe juve qe jeta na lufton cdo dite, por prap jemi gjalle, prap jetojme dhe duhet te jemi me te fuqishem se kurdoher. T’iu them te drejten une nuk kam komentuar asnjeher ne histori te jetes, perpos qe kam lexuar ne heshtje ndonje histori varesisht nga faktori kohe. Mirepo, kam lexuar te gjitha komentet tek historia ime “Si me tradhtoi gruaja me shefin e saj …” Komente, opinione te ndryshme secili nga kendi i vet varesisht si i shofin gjerat qe une respektoj secilin dhe nuk po hyj ne detaje sepse megjithate aty pasqyrohet dhe karakteri, niveli njerezor i personalitetit dhe ndjenja me tjetrin. Per te mos e zgjatur, perfundimi i historise sime eshte ky: Ish gruaja ime perdor gjygjin, avokatin, aktrimin dhe ligjin zviceran qe realisht eshte mjaft diskr**inues ne raport me baballaret. Dhe ajo sot jeton me femijet e mi, u ka shperlar trurin si femij te paster si loti qe jane. Femijet jane buze nje degjenerimi sepse nuk e kane kontrollin e duhur prinderor shkaku qe nena e tyre “nuk ka kohe” te mirret me ta sepse para vetes ka argetimin dhe karrieren ndersa une jam shume i kufizuar qe te mund te bej dicka me teper andaj vazhdojm te jemi ne kontest gjygesor dhe vazhdoj te luftoj edhe me teper per femijet e mi. Nje epilog i dhimbshem ku femijet me teper kane mbetur nen meshiren e nje njeriu te pa kujdesshem, duke harruar qe eshte nene e dy femijeve dhe nje grua e nje burri e qe vazhdon te bej jete te dyfisht. Dy engjej te pafajshem qe u ka ndaluar qe te me vizitojn perveq ateher kur gjejn mundesin te me vizitojn fshehurazi. Lufta kunder se keqes vazhdon dhe do vazhdoj deri ne momentin e fundit, sepse e dij mire qe realiteti, drejtesia dhe e mira do te triumfojn nje dite. Vonon por nuk te harron! Sikur une ndoshta ka edhe shume te tjere, andaj vendosa te shkruaj edhe nje here dhe te ju inkurajoj qe te luftoni deri ne momentin e fundit ju vellezer dhe motra, juve qe mendoni qe ndoshta fati mund t’iu kete harruar, ju qe jeni zhgenjyer nga jeta dhe nga dashuria qe keni falur, ju qe jeni thyer gjate jetes, juve qe ka mundur t’iu ngulet thika pas shpine mu ne momentin kur nuk e pret, ju qe ne tunelin e gjate nuk e shikoni driten fare, ju qe … Jo! Une vazhdoj te eci, vazhdoj te qendroj, vazhdoj te luftoj per te drejten time, per dinjitetin tim, do vazhdoj te qendroj dhe te luftoj kunder te gjitha padrejtesive, gjygjeve, ligjeve, njerezve te ligj me shume fytyra etj etj qe cenojn drejtesine time dhe qe mund te cenojn edhe tuajen ndoshta. Perkundrazi tek une e ndjej qe do filloj nje jete e re, te gatshem per tu ballafaquar me perditshmerine dhe te mirat qe na ofron jeta. Sido qe te jete deshiroj te ndalem ne dicka shume aktuale dhe ajo eshte DASHURIA & TRADHTIA. Ndoshta dikuj mund ti hyje ne pune! Keshtu qe po vazhdoj te ndaj me ju edhe nje pjese tjeter te jetes sime. Si e perjetojme dashurine dhe si e perjetojme tradhtine. Çfare eshte e para dhe cfare e dyta?! Per ne qe i kemi perjetuar qe te dyjat jane ndjenja mjaft te koklavitura. Konkluzioni im nga pervoja ime eshte kjo: DASHURIA eshte ndjenja me e bukur qe mund te perjetoje njeriu ne jete, ndersa TRADHETIA eshte ana me e erret e nje raporti dashurie, duke shkaktuar dhembje, zhgenjime, vuajtje te madhe shpirterore, zemerim dhe ankth. Ajo ndodh pikerisht atehere kur ti nuk e pret nje gje te tille dhe nga besimi i madh qe ke tek partneri, dhenja e te gjithave nga vetja ndersa nga ana tjeter nga partneri e tere kjo shfrytezohet si nje mashtrim perfekt per ti realizuar qellimet dhe planet e veta. Dhe me e keqja kur nga ky besim i tepert qe ke ajo te tradhton, luan me ndjenja te shume njerezve, te fut thiken pas shpine, aktron dhe njekohesisht luan rolin e viktimes. Dhe çka eshte edhe me skandaloze me kend te tradhton?! Tradhetia gjithashtu eshte nje nder metodat e shkaterrimit te familjes dhe prishjes se ardhmerise se familjes e posaçerisht te femijeve qe jane fryt i dashurise se perbashket. Fundi i marteses nga mashtrimi duke shfrytezuar situatat, kompromituar te tjeret, lakmia dhe degjenerimi apo “integrimi” i marrur ne shoqerine ku jeton jane elemente qe e karakterizojne nje person te pamoralshem dhe pa integritet. Keto jane gjera te medha te mashtrimit qe mund ti bej dikush ne menyre te fsheht duke keqperdorur miresine dhe dashurine qe ti ia ke ofruar gjithmone. Arsyet e tradhtise jane dhe shume te ndryshme nga çifti në çift. Une vazhdoj te luftoj pa u ndalur kurre. Andaj vazhdo lufto edhe ti! Une luftetari i dashurise dhe dinjitetit se bashku me nje ushtri te tere qe ndoshta mund te jeni edhe ju! Ju uroj vitin e ri me shume dashuri, lumturi dhe te gjitha te mirat e jetes! Ju pershendes dhe zoti qoft me ju!