fbpx
Nanen e Baben

Gjyshja takoj vellezerit dhe motren e saj pas plot 50 viteve,Por asnjehere nuk kishte mundur tua kthej shpinen vajzave…


Gjyshja takoj vellezerit dhe motren e saj pas plot 50 viteve,por asnjehere nuk kishte mundur tua kthej shpinen vajzave…-Pasi martoj edhe vajzen e vogel ajo mbeti krejt e vetmuar dhe u detyrua ta shiste pasurine e saj dhe te shkonte te jetonte te vajzat. Ne vitin 1970 (gjyshja tani ishte 79 vjeqe) nje familjar I dhenderrit te gjyshes kishte shkuar ne Turqi, ne Izmir te vizitonte disa familjar te tij. Ne Izmir kishte shume shqipetar dhe ne mesin e tyre ishen edhe vellezerit e gjyshes per te cilet gjyshja nuk dinte asgje, nuk dinte as qe jan ne Izmir. Por nje vlla I gjyshes kishte ndegjuar se te nje kojshi I tij kishe ardhur nje musafir nga Kosova kishte shkuar ta takonte musafirin. Pasi ishin pershendet ai I kishte treguar musafirit per te kaluaren e tyre dhe I kishte treguar se e kane lene nje moter nuse te re te martuar ne nje fshat te komunes se Podujeves, I kishte treguar per emrin e saj dhe per burrin dhe familjen ku ishte e martuar (familje e njohur ne Llap). Musafiri kishte filluar te qante sepse e njihte gjyshen time dhe I kishte treguar vllaut te gjyshes se e njihte dhe dinte per jeten e saj dhe vllezerit te cilet I kishte ne Turqi porse nuk dinte se ku dhe kush jan.Pas disa javeve qe kishte qendruar ne Izmir ai ishte kthyer perseri ne Podujeve dhe menjehere kishte kerkuar te takiohej me gjyshen per ti treguar per vellezerit e saj. Gjyshja kishte mbetur e shtangur dhe nuk kishte mundur as te fliste nga ajo se qfare lajmi kishte mar.Personi ne fjale edhe ai ne moshe te shtyre I kishte thene gjyshes pergatit dokumentet per udhetim meri disa para per udhetim dhe do te dergoj une te vellezerit. Me ndihmen e vajzave gjyshja ishte pergatit dhe pas nje muaj kishte udhetuar per Turqi. Ajo takoj vellezerit dhe motren e saj pas plot 50 viteve. Kur ishin ndar kishin qene femije te vegjel e gjyshja nuse e re e tani te gjithe ne moshe te shtyre, nje takim shume I veshtire me shume lote e merzi. Sa here tregonte kete gjyshja qante, qante aq shume sa qe une edhe sot e kam parasysh gjyshen time nje plake te mire e fisnike por me shume vuajtje. Gjyshja kishte qendruar kater muaj te vllezerit e saj. Edhe pse ata e kishin lutur te qendronte pergjithmone atje, ajo nuk kishte pranuar se ne LLap lishte 6 vajza dhe nuk mund ti linte. Pas nje kohe tek ne kishte ardhur nje vlla I gjyshes (kete e mbaj mend edhe une) e therisnim daja Nuhi, nje burre ne moshe por me nje qendrim te nje zoterie te vertet I cili shquhej edhe nga rrobat qe mbente veshur, kuprohej se nuk ishte nga ketu. Pas disa dite qendrimi ne shtepine tone daja Nuh ishte shkuar te serbi I cili u kishte blere pasurin dhe nuk ju kishte bere pagesen. Serbi posa I kishte kuptuar se kush ishte daja Nuk kishte filluar te sillej keq me te dhe e kishte kercenuar se do ta lajmeronte ne polici. Daja Nuh erdhi ne shtepine tone I merzitur dhe na tregoj se qkishte ndodhur te serbi. Nuk ka kaluar as nje ore dhe oborri I shtepise tone u mbush me polic, doli babai im dhe I pyeti se qfare doni dhe se qka kishte ndodh qe kishin ardhur kaq shume forca policore, ata I terguan arsyen e ardhjes dhe I than se ne shtepine tone ishte nje shtetas Turk, I cili kishte kercenuar nje serb. Policet e moren me veti dajen Nuh dhe e mbajten ne stacion policor nje gjysme dite, e kishin pyetur se kush ishte dhe cili ishte qellimi I tij per shkuarjen te shtepia e serbit. Pasi qe daja Nuh ju kishte treguar se nuk ishte turk por ishte Shqipetar I cili kishte ikur nga Kosova dhe I kishin shitur token serbit ne fjale dhe se ai kishte shkuar vetem per ti kerkuar borgjin ata e kishin liruar por parat nuk I ka mar asnjehere. Gjyshja ime jetoj deri ne qershor te vitit 1991 dhe gjate kesaj kohe ajo kishte shkuar edhe disa here te tjera ne Izmir por asnjehere nuk kishte mundur tua kthej shpinen vajzave te saj dhe vednit te saj. Tani kur une po e shkruej kete tregim jane gjalle vetem edhe dy vajza te gjyshes dhe ne nipat dhe mbesat e saj qe kemi filluar te jetojme vitet e pleqerise. Te nderuar lexues ndoshta ju kam lodhur me kete tregim por u mundova ne pika te shkurtera te shkruaj tregimin e gjyshes time sepse mendoj se shume gjyshe shqipetare kane pasur fatin e njejte. Faleminderit.