fbpx
E vetmja un e kam prit sa ishte ne burg,Kur doli me perzuri sepse

E vetmja un e kam prit sa ishte ne burg,Kur doli me perzuri sepse…


E vetmja un e kam prit sa ishte ne burg,Kur doli me perzuri sepse…- Pershendetje jam lexuese e rregullt qe nga fillimi.. a mund ta postoni kete histori ju lutem: Pershendetje deshta me tregu edhe un historin time, le te jet ma shum keshille per vajzat e reja, qe te mos nguten e para, dhe e dyta te mos e durojn askend me i shkel me kamb. Ndonese e di se do te tregohem shum injorante e di se do t’me shani e do me gjykoni po keni te drejt e per disa qe nuk e kane perjetu vet esht e veshtire te kuptojne. Jam nje vajz 30 vjeqare. U martova me ni djal nga Maqedonia. Djalin nuk e gjeta vet ma propozuan disa te afermt para rreth 4 viteve. Para burrit tim skam pas asnjeher lidhje. Kam qene totalisht e papervoje. Ai ishte i pari qe me preki e lidhja e dashuria e pare. Kam jetu me ni fshat t‘Kosoves kam studiu mjekesi me notat krejt 10 kam qene gjithmone nxense e studente shembullore. Edhe rrethi me kane marr perher shembull per te mir. Burri im jetonte n‘Basel t‘zvicres dhe keshtu u martum e me mori afer vetes per t‘ jetu bashk. Prej se kam ardh ktu me asht rrotllu bota komplet. Burri kishte qen 3-4 her i martuar. Perpara marteses sone ai kishte pas ni fejes ni rome ishte nda ni koh pastaj prap mbante lidhje me ate rome nga Kosova dhe mu nuk m‘kishte tregu per kto. Sa erdha ktu e pash se dicka nuk ishte ne rregull dhe pastaj i zbulova gjitha gjanat. Vujta shum se jam ni e genjyme e mashtrume e maltretume po mledha forcat edhe e lash ta merrte romen. Kam vujt shume edhe prej asaj rome, se ajo shum te kqija me pate be po ate ia kam lane Allahut. Une u largova ai u martu me romen edhe ma linte fajin qe kinse shkaku im e morri at se un ju largova se ai s‘ kishte me ta gja porse ajo tentonte t‘ na prishte martesen. Pas ni kohe te shkurt u prish prap me romen dhe mu lut t‘i kthehesha. Edhe pse e doja fort nuk deshta ti kthehem por familja mbindi se at e ke burre ma dhe iu ktheva. Ai pinte shum, dilte naten e kishte shokt e botes.Ndoniher behej sikur ishte i dashur me mua por ma shum me lendonte me sjellje. Ai ne fakt me respektonte per moralin qe kisha, por mendjen e kishte te romja. Familja e burrit edhe ai vet e akuzonin romen se kinse ju kishte ber magji po une keto nuk i besoja. Sidoqetejet ai e kthente romen sahere qe donte nshtepi. Mu ma shkaterroi jeten. Isha ne vend te huj dhe kisha frik me marr veprime, rrethi ku jetoj paragjykojn shum. Si rrjedhoj e shkaterrova shendetin tim, dhe nuk ka prej ateher dit qe un nuk marr 5 lloje tableta kunder dhimbjeve ne trup. Ai me von beri probleme me shoqeri t‘keqe si vetja dhe hyri n‘burg dhe e mbajten per rreth ni vit e gjys. Gjat gjith ksaj kohe une jam kujdes per ta. Kam punu si kam mujt e kam hjek s‘kam drit t‘ bardh me sy i kam dergu cigare ushqim e pare pa ndal. Edhe kur ka desht me‘m dal shpirti prej hjekave nuk kam pas shpesh pare per te hanger per veti se kam pas edhe çeka per t’ pagu, prap kam duru per veti vec mos me lan at me duru. Ai me ka premtu gjith kohen se ka me u ba tjeter njeri e mu ka betu mos me‘m lan ma asniher vet. Pak muj masi qe doli prej burgu me qoi ne rrs me arsyen se punoja e nuk i shkova per qefi. Edhe familja vet e cila ka marr pare pa ndal pi djerses time e te cilen s’ia lash kurr vet sa ishte ai mrena,me qun ne rrs ate dite qe ju liru djali e un ma nuk ju deshta. Kam qen e vetmja qe e kam prit dhe nuk ia ktheva shpinen as atij as familjes vet. Ata ma kthyn mu shpinen. Un hakun tim ia kam lan Allahut dhe shyqyr qe me largoi Zoti nga ata njerz qe bijes se dikujt ia kane pi gjakin te gjall, a kur t’ishte fjala per motren ose bijen e tyre do e djegshin boten. Zoti ju dhashte te mira.