fbpx
E lash te dashurin e ju ktheva burrit,tutna qe kurr hajr skom me pa prej loteve qe i ka derdh i dashuri im

E lash te dashurin e ju ktheva burrit,tutna qe kurr hajr skom me pa prej loteve qe i ka derdh i dashuri im…


E lash te dashurin e ju ktheva burrit,tutna qe kurr hajr skom me pa prej loteve qe i ka derdh i dashuri im…-Pershendetje anonim ju lutem ta postoni. Histori pas historie Kam ni pervoj shum t’himaltretim t’jetes filloj prej kohes kur i kisha 19 vjet u dashurova,me ni njeri qe ma ka rremby zemren me shikim e par.Shumica se besojn dashnin shikim te pare po une hala se harroj perballjen syte e tyna nsy te mi.Si besojsha mendjes qe e mora djalin qe ma don zemra,e shoqet e mia vujshin e une po martona me dashnin e jetes e qdo dite tu e falenderu Zotin per lumturin qe jom tu e perjetu me friken se mos pom ndodh najsen e po perfundon sikur historit tjera.U martova edhe per ni kohe shum t’shkurt ja zbulova boten e re ,mashtrimet ,genjeshtrat, tradhtiat e kom perjetu shum rond,isha 6 javeshe shtatzan.Hater asaj jete qe kish nis ntrup tem ja fala.Kur lindi qika si nane e re kalova shum momente t’kqia u perkeqsun gjanat edhe ma shum sum ka ndihmu me rrit femijen.Kurr ni shishe ,pampers ,loder,as sja ka ofru as sja ka hek as me dasht nuk e dojke kurr syt sja ka lshu as me kshyr.Sidoqoft gjithmon jom mundu me afru,ai kurr su nal tu bredh udhve posht nalt si burr si bab nuk gjendej mo nshpi kurr.E lodht e deshprume e thyme e merrsha veten me zorr festave organizojsha ushqim embelsira dhurata ma veqant me ni shpres qe mos po e vret mirsia jem po nuk funksionoj festat e mia perfundojshin veq me prindt e vet.Gjate gjith kohes i kam gjet sms ngacmime n’facebook e nr.telefoni dilke me tjera naper krejt kosoven.Une rash depresion u ndava 2 vjete kam jetu veq me femijen edhe pse ai u pendu shum edhe qdo kohe ka insistu me u kthy bashk.Gjate asaj ndarje pas 1 viti e gjys e e takova ni djal n’fast food te vet i thash s’du me pre buken qe e porositi une me thik qe prek edhe produkte t’derrit.Dhe aty mpyeti se prej cilit vend vi,saher m’servojke me ka ni pytje e zbuloj emrin edhe statusin,mkish gjet rrjete sociale.E pranova kot ja ktheva pergjigjen tu e injoru me hajgare po ai ju rezistoj guxoj e m’ftoj me dal,s’bashku.Si sot me kujtohet kur ndaloj veturen ish perkujdes krejt detajet per mu dhe femijen,se mohoj faktin qe mpelqej ne pamje edhe gjat bisedes por se mora seriozisht,prej asaj dite qdo dite jemi dal filloj me e shpreh qe po i pelqej edhe me tha a mundesh naj dite me dal pa femijen i thash skam deshire per lidhje te re tha pse a gjithe jeten don me e kalu vet thash kam vendos me kembngulje keto vite veq femijes ja kushtoj.Nuk i dhash shpresa por prap me kembngulje nuk u terhek qdo dite kemi dal bashk,m’tha neser e kom ni befasi per ty,ma kish ble unazen .I thash qfar kuptimi ka kjo unaz me habi mpropozoj fejesen u shtanga tha ikim te familja jem i thash une sjom e gatshme per lidhje e leje me hec kaq shpejt hapav te marteses edhe i thash ti je djal beqar kumedit si e presin prindt e tu fmijen tem.Ai tha une kom bisedu me prindt e mi fjala jem e fundit me ta u kon”une e dashuroj kom vendos me to spo ju tregoj per me marr miratimin e juve po veq nese doni mu kon mas meje me perkrah vendimin tem”une refuzova u merzit ika.Thash lodhet prej meje qfare do mendimi qe ka,terhiqet.Edhepse nuk e mohoj me shum virtyte t’mira,i bukur,flokin e t’ndritshem,syt e bukur t’zi,ni za t’kandshem dhe me mosh diferencen me mua ma te vogel se me ish-burrin.T’nsermen e kish marr motren edhe vllaun me veti pa dijenin tem e kish planifiku me i njoftu ata me mu edhe mem dergu te prindt e vet,pa pas mundesi une me kembngulje me refuzu me i taku per arsye qe ishin prezent ata dy aty.Kurr se harroj pritjen e prindve te vet me priten mua dhe femijen me krah hapur,shum familje e mrekullueshme.Nana vet me dhuroi nje qafore shenj rrespekti per nusen e ardshme,Edhe pse pak indeferente kom nejt prej ksaj situate arsyja ma e madhe ka qen femija,skom mujt me e mendu me e rrit me ni burr tjeter me kriju familje edhe femije tjer.Diteve ne vazhdim ai me tregoj pergaditjet e familjes per martesen ton e la takimin ne komun per kunor,ate dite m’thirri ish burri tha t’tlutna mos e bej,se veq i qet pune vetit edhe atyna,une marr jeten edhe jap per ty.Edhe prindt e mi gjate gjith kohes m’kan lut me ja dhon edhe ni shanc babes fmijes hater fmijes ai ju ka kerku falje shum u pendu per gabimet e t’kalumes e vendosa me ju kthy ish burrit e braktisa kete tjetrin ka qajt si fmija nshpatulla te mia tutna qe kurr hajr skom me pa prej lotve tij,e lash mes lotve rruges i perhumbur mes njerzve,e shkatrrova. Sikur mos te ish kan femija ish permbyll historia me ish burrin sikur mos me pas egzistu kurr edhe per mu kish fillu ni kapitull i ri i jetes pa asni penges edhe nese e kish vdek mu kurr sja kisha dhon mundsin mu kthy prap bashk,,po fmija po te shtika nzjerm.Sot jetojm bashk me ish burrin kemi dhe dy femije tjere,mendja ja ka fal por zemra kurr…tani skemi probleme ky osht bab i perkushtum edhe me mu sillet korrekt nuk e di a e ka prej frikes apo pendimit t’vertet po diqka qe thehet niher mo s’ngjitet ndoshta edhe mdon sosht qe hiqet po problemi qendron qe une se dashuroj mo.Edhe pse vendimin e kam t’prer zemra eshte me dyshime gjithmon.Fatkeqsisht ndjej vetem dashuri amnore dhe dhimbjen qe braktisa dhe theva nje zemer.Jeta me mesoi qe me e veshtire qenka ndjenja e fajsis kur ti lendon dikend se sa te tjeret kur te lendojn ty.Nuk e kuptoj ku e gjejn t’jert forcen me u drejtu n’tjeter fat te jetes kur n’mes kan femij. une jetoj mes sakrifices per femijen me majt familjen e bashkume.