fbpx
nje djal

E kam gjet nje djal qe m’ka udhzuar drejt rruges se Allahut, drejt suksesit dhe me kam bere te mendoj se…


E kam gjet nje djal qe m’ka udhzuar drejt rruges se Allahut, drejt suksesit dhe me kam bere te mendoj se… – Pershedetje histori te jetes dhe lexues te dashur spari ju uroj nje dite te bukur dhe me shendet. Anonime dua te mbetem, Jam nje vajz 20 vjeqare dhe kam nevoje per nje keshille , Un para dy vitev kam kaluar nje periudhe jo shum te mir psiqike pasi qe kam qene ne lidhje me nje person qe ka tentuar me forc te me bente te tijen , duke tentu te me fuste ne vetur ,por gje qe e falenderoj zotin qe me ndihmoi ne ato qaste dhe ishte nje person aty dhe me pa ,dhe ai u terjek dhe u largua ,e kam lajmruar rastin ne polici dhe ajo gje tani me i perkiste te kaluares, por trauma ime qe kisha rezultoj me disa gabime qe i bera te cilat ishin te pafalshme, fillova shoqrisht te bisedoj me nje djal qe nuk i perkiste kombit ton, ai ishte kroat, ishim thjesht shok por aj me kohe filloj te kishte ndjenja per mua dhe un perdora qdo mnyr qe ta largoja ate pasi qe ai erdh edhe ne Kosov dhe tere kohen me thirrte me numra te ndryshem ,me dilte para ,dhe krijova nje genjeshter qe kinse kam bere gjera te kqija dhe qe un kinse kam semundjen e HIV/AIDS me paramendim se aj do largohej pasi ta besonte kete edhe pse as kjo nuk mundi ta largonte thjesht u shkeputa dhe e injoroja me shprese se do hiqte dor nga un. Problemi eshte se un qe 1 vit jam ne lidhje me nje djal qe vertet zemra ma don dhe ndihem e lumtur per krah tij, me respekton dhe eshte i kujdeshum me mu , fale tij prap kam gjetur rrugen e duhur drejt arsimimit dhe jam duke vazhduar studimet, mendoj se nuk eshte lidhje kalimi i disa qastev sbashku, me fal ne shprehje duke u puthur ose pasur kontakt fizik, eshte ajo se sa ka ndikuar ne jeten tende me shum dhe tka udhzuar drejt rruges se Allahut, drejt suksesit dhe te kam bere te mendosh se pavarsisht situatav ke nje dor ku mund te mbahesh dhe nje shpatull ku te mbeshtetesh. Arsyjeja qe un po shkruaj te ju eshte se djali kroat ka filluar prap te me besdis. Une po e injoroj por frikohem se nese e kupton qe jam ne lidhje do te hije ne mes neve, sepse njehere me kishte derguar nje mesazh se nese nuk del ne takim me mua biseden se qfare i kam thene qe e ceka me pare do ia dergoj vellaut tend por un vetem e kam injoruar nuk kam dal asnjehere ne takim me te. Te dashurit tim nuk ja kam treguar kete jo per te fshehur por thjesht qe un skam pasur asgje me at person dhe ne tani jem duke kaluar nje kriz te vogel dhe nese i tregoj edhe kete gje frikohem ta humbi. Ju lutem me jepni nje mendim se si te veproj ne kete situate Faliminderit.