fbpx
motrat e mia

Dy motrat e mia prej qe jam fejuar ma shajne pa teklif bashkshortin ne syrin tim, edhe pse ai i respekton!


Dy motrat e mia prej qe jam fejuar ma shajne pa teklif bashkshortin ne syrin tim, edhe pse ai i respekton! – Miredita “Histori te jetes”. Ju jam shume mirenjohese te me ndriconi me opinionet tuaja. Prej tre vitesh jam e martuar me njeriun e zemres. Jemi nje cift qe e duam shum njeri tjetrin e zoti na ka bekuar edhe me nje femije. Si cift shkojme shume mire me njeri tjetrin, por familjet tona ndoshta edhe per shkak te zakoneve te ndryshme social-kulturore po na sjellin probleme. Une gjithmone kam qene femija me i qete dhe gjithmone i kam duruar padrejtesite por prej se jam martuar nuk po mundem me. Problemet qe na shkaktojne familjet tona po ndikojne fatkeqesisht ne lumturine tone familjare dhe po shkaktojne zenka ne cift. Per fat te keq familja ime per shkak te pamumdesise ekonomike nuk me beri percjelljen e duhur qe i behet cdo vajze dhe mua me ka ngel peng. (Babai im nuk ishte aspak dakort me martesen time per shkak te fese). Nderkohe qe dy motrat e mia qe nga dita qe jam fejuar e deri me sot ma shajne pa teklif bashkshortin ne syrin tim dhe pse ai i respekton prinderit e familjen, ketyre ju duket cdo here asgje ose e ka per detyre. E njejta situate eshte dhe ne familjen e bashkshortit , dhe ate ndikojne qe ai te me ndihet keq. Gjithe kohes mundohem ti fal dhe ti justifikoj te dyja palet por se fundmi me kane lodhur. A eshte normale qe ne nje dreke familjare ftohen te gjithe dhe lihet jashte vetem familja e burrit, ky i fundit nuk me ka thene asnje gje por un ndihem keq per ate cka beri familja ime. Kur un ngre zerin tani me thone qe mos ta zgjas se do e rregullojme. Ju lutem nje keshille si ta rregullojme kete marredhenie njeher e mire. Theksoj qe e anomalia e kesaj krushqie ka ardhur si rezultat i fese se burrit si dicka e patolerueshme nga ana e tim eti. Faleminderit, anonim.