fbpx
bote

Du me ik prej ksaj bote pa i shqetesu tjeret, andaj nuk du me i tregu Burrit qe jam me kancer, se e di qe nuk i intereson dhe…


Du me ik prej ksaj bote pa i shqetesu tjeret, andaj nuk du me i tregu Burrit qe jam me kancer, se e di qe nuk i intereson dhe… – Pershendetje histori te jetes. Kom nje problem shume te madhe te cilin du me marr nje opinion. Nese ka mundesi mos me ma qit emrin kisha qene shume mirenjohese. Historia ime ka fillu ne vitin 2004. Isha e re, me dy femij ne krah dhe nje burr jasht mase i poshter. Burri me maltretute, me shante, me bente te ndjej veten e keqe, e pa vlersume. Prej dites qe me ka jep baba kurr skam qene e lumtur po per shkak qe nuk e kom pas perkrahjen e familjes une skom guxu kurr mu nda. Ku kam me shku? Te kush? Me dy femiij kush merr mu? U dufke gjithmone me duru, me ngu me ul kryt posht edhe me ba qka thot aj. Ne vitin 2004 u diagnozova me kancer ne miter dhe vendosa mos ti tregoj askujt se sdojsha me merzit nanen dhe mi tranu fmin. Fale zotit mu sheru kanceri me durim dhe ilaqe, pasi isha ne fazen e pare te kancerit. U sherova dhe vazhdova te jetoj siq me pare. Problemi eshte tasht qe fmija mu kan rrit jan neper fakultete, tu studiju tu perparu. Vajza me don shume, gjith me ka perkrah kurse djali nuk jep shume emocion as per mu as per burrin. Gjithsesi, para nje muaj e kam marr vesh qe burri ka nje lidhje jasht martesore me sekretareshen e tij dhe e kish nje femij me ta. U cmenda prej nervozes, nuk kisha qka te baj. Nihere mendova me hulumtu per procedurat e divorcit po si gjdo shqiptare menojsha qka kan mem than tjert. Do me keshin. Vazhdova te rrij me to po shpirti mu digjke sa here qe ndajsha shtratin me to. U ndjesha e vetmume. Nuk e kisha dike prane qe e dua dhe me don sinqerisht. Kjo martes ishte krejt fallco. Nje dite u ndjesha shume e lodhur dhe shkova te mjeku te kontrollohem dhe e zbuluan se tani e kam kancer ne gji dhe ish patjeter te operohem ta heqi njerin gji. Shume jam ne depresion. Jo qe kam kancer po qe nuk kam kerkon perpos femijeve qe te me perkrahin. Nuk e kam perkrahjen e nje burri qe me don. Spo du mi tregu hiq burrit qe kam kancer se spo du aj mem than smutajk e kto gjana tjera qe mi thot. Du shkurt te vdes dhe te mos me sheh askush. Sdu ti merzis femijet, sdu ti boj telashe kerkon. Po vajza ma ka gjet letren dhe me tha nese nuk i tregon babit une do ti tregoj dhe thash ma mire te nin lajmin prej meje sa prej vajzes. I thash burrit nese ki sadopak ndergjegje ne zemren tane, ulu dy minuta te flasim. Tha qka fol? Thash une kom kancer. Ne at minut fytyra tij u prish. Tha qka? Sikur i habitur. Thash po une kom me u operu me hek njanin gji per shkak se jam ne fazen e tret te kancerit. Edhe ne at minut ma kapi doren tha gru ktu mki pergjithqka. Qysh???! A eshte ky burri jem? A osht ky monstra qe kam jetu qe gati 30 vite me to? Ky njeri qe me maltretu. Ke sikur per nje minut ndryshoj totalisht. Tasht burri me shpreh dashuri, me blen lule, mundohet per neve. E di qe e bon prej pendimin dhe qe i vjen gjynah per mu ama nuk du dashuri per gjynah! Spo di qysh me ja bo tasht. Kom vujt shume prej tij e tasht qe po i dhimbsna eshte be tjeter njeri. A mu nda? A me u pajtu me fatin qe duhet te jemi bashk? Te lutem me ndihmoni.