fbpx
Do ju tregoj jetën time në karrocë invalidësh

Do ju tregoj jetën time në karrocë invalidësh…


Do ju tregoj jetën time në karrocë invalidësh – Unë që ju shkruaj jam tridhjetë e tre vjeçe. Për shkak të një aksidenti që më ndodhi para një viti, tashmë jetoj pa këmbët e mia. Ka qenë e tmerrshme për mua, por tani po mësoj si ta rindërtoj jetën time dhe të mos humbas gjithçka.Gjëja më e keqe ishte të rikthehesha në shtëpi. E dija që një ditë do të dilja nga spitali dhe do të shkoja aty, por e dija shumë mirë edhe se kjo do të thoshte të përballesha sërish me jetën time të kaluar, ashtu siç kishte qenë ajo, e përsosur.Kur shkela aty, m’u kujtua kur u futa për herë të parë në atë shtëpi. Jetoja me të fejuarin tim, Ermalin. E blemë atë në një zonë të mirë të Tiranës. Ishte shtëpi e madhe, sepse mendonim edhe për fëmijët. Në atë kohë unë isha një vajzë në karrierë dhe doja të ecja sa më shumë përpara. Edhe Ermali kishte firmën e vet të avokatisë. Bënim një jetë më se të mirë së bashku. Mbaj mend që pasditeve, pas pune, ulesha në kolltuk dhe prisja Ermalin, ndërsa shihja ndonjë film apo pija ndonjë gotë verë.Rreth e rrotull shtëpisë ishin gjërat që kisha mbledhur nga udhëtimet e mia jashtë shtetit dhe më pas, garderoba ime. Kisha veshjet më të bukura dhe më të shtrenjta, të cilat nuk mund t’i vesh dot më. Isha aq krenare për formën time fizike! Tani kam shtuar në peshë dhe krahët më janë bërë të mëdhenj nga sforcimi me karrigen me rrota. Kur u ktheva në apartament dhe u pashë në pasqyrë, mendova: “O Zot, ku kanë shkuar krahët e mi të hollë?”.I fejuari im, Ermali, ka qenë shumë i mirë me mua. U njohëm nëpërmjet disa miqve të përbashkët dhe jemi pjesë e së njëjtës shoqëri, që del dhe bën qejf të çmendur. Ai shkon shumë mirë edhe me familjen time. Mami dhe babi e duan shumë.Ditën e aksidentit unë po vonohesha për në shtëpi dhe ai ishte bërë merak. Më kishte marrë në telefon dhe më pas, kishte shkuar nga prindërit e mi. Nuk e imagjinoj çfarë ka kaluar ai dhe familja ime. Sot, i kam ende në celular mesazhet që më ka dërguar atë ditë dhe… mezi i lexoj!Ajo që ndodhi ditën e aksidentit, fatkeqësisht është ende shumë reale për mua. Po shkoja për në punë dhe nxitoja të merrja një taksi pasi isha shumë vonë. Zakonisht, për në punë më shoqëron Ermali me makinën e tij, por atë ditë, mezi më doli gjumi. Mbaj mend që kur po dilte ai më pyeti: “Do vish apo jo?” dhe unë i thashë të shkonte, pasi nuk isha bërë gati dhe kisha frikë se mos e vonoja. Tani mendoj se nëse do të kisha shkuar me të, aksidenti dhe gjithçka tjetër nuk do të kishte ndodhur…Kështu, unë vendosa të merrja një taksi për në punë. Po lendupoja shumë, pasi kisha një mbledhje atë ditë. Kur pashë një taksi që po vinte, nxitova që ta kapja. Në rrugë nuk kishte makina, por sapo unë po kaloja në trotuarin tjetër, një makinë doli papritmas nga kthesa. Mbaj mend vetëm që pata ndjesinë sikur po fluturoja. Ndjeva disa therje në trup, mendova: “Jam duke vdekur” dhe më pas, asgjë. Nuk mbaj mend si më morën që andej.Për gati një javë qëndrova pa ndjenja dhe vetëm kur u zgjova, mësova të vërtetën.Njëri nga doktorët u fut në dhomë së bashku me infermieren. Ajo nisi të më ledhatonte flokët dhe të më thoshte se duhet të më tregonin diçka të rëndësishme. Më pas, doktori më tha se këmbët e mia ishin dëmtuar shumë në aksident, ndaj atyre iu desh që t’i prisnin.Mbaj mend që nuk reagova aspak si histerike, por qava shumë, shumë. Takimi me familjen dhe Ermalin qe shumë prekës. Unë kisha frikë se mos ata do të ishin të mërzitur, gjë që do të më mërziste mua akoma më shumë.Në atë kohë, merrja shumë qetësues për dhimbjet, të cilët më shkaktonin haluçinacione. Mbaj mend që i thashë Ermalit: “Duhet t’i kërkosh dorën tim eti dhe të martohemi”. Nuk e di për ç’arsye në ato momente mendoja se duhet të martohesha. Ermali ishte i shpërqendruar dhe nuk dinte si të reagonte. Kishte frikë se mos unë nuk e mbaja mend që ishim të fejuar. Fatmirësisht, doktorët i thanë se duhet të më linte të mendoja çfarëdo gjëje që më shkonte në mendje.M’u desh shumë kohë që të kuptoja se sa kishte ndryshuar jeta ime dhe e atyre që më rrethojnë. Para se të aksidentohesha duhet të shkoja në dasmën e shoqes sime të ngushtë, por kur ajo u martua, unë isha ende pa ndjenja. Kur u ktheva në shtëpi, ajo më dërgoi një foto shumë të bukur ku kishte dalë nuse, së bashku me bashkëshortin. Unë shpërtheva në lot. Kuptova se jeta e të gjithëve po ecte përpara, ndërsa e imja kishte ngecur në vend.Këto janë gjëra që më ndodhin përditë. Një herë një shoqja ime më tha se ishte shtatzënë, një ditë tjetër dikush fejohet. Është shumë e vështirë për mua të mos mendoj: “Ja çfarë më ndodhi mua, humba këmbët e mia, jam një gjysëm trup”. Është kaq e vështirë për një njeri, lëre pastaj për një grua, që të mësohet me këtë.Por, prindërit dhe Ermali bënin të pamundurën që unë të qeshja. Në ato momente, mendoja se isha me fat që i kisha shpëtuar vdekjes. Ermali më thoshte se për të nuk kishte problem, por unë nuk e besoja. Kur nuk ndihesha unë mirë me veten time, si mund të prisja që të tjerët, aq më tepër i fejuari im, të mos e ndjente këtë gjë?Nëntë muaj më vonë më erdhën këmbët zëvendësuese plastike nga jashtë. Mendova se ato do të ma kthenin jetën time ashtu siç ishte. Mendoja: “Do të shkoj nëpër koncerte, do të rikthehem në punë”, por as që e kisha idenë sa e vështirë do të ishte të mësoja të ecja me to. Tani për tani po jetoj me mamanë, sa të mësohem vetë. Ermali bën gjithçka që unë të ndihem maltretuat. Pardje kishte organizuar një drekë me miqtë tanë. Vetëm ideja që do të dilja t’i takoja sërish më fuste në ankth, aq më tepër që njerëzit nuk bënin gjë tjetër, veçse ua ngulnin sytë këmbëve të mia. Fatkeqësisht, edhe unë kam qenë nga ato që, kur shihja dikë në një karrocë invalidësh, i hidhja shikime. Tani, kjo po më ndodh mua. Por jo vetëm kaq. Kur shoh çifte që ecin dorë për dore, më vjen keq për Ermalin dhe faktin që ne nuk do të mund të jemi më dot kurrë ashtu. E di që do të jetë shumë e vështirë, po ne jemi të fortë. Në fund të fundit, pa këmbët e mia unë jam shumë ndryshe, ama nuk jam goditur në kokë apo paralizuar nga qafa e poshtë. Unë e kam ende esencën time, zemrën, që më maltretu njësoj! Do ju tregoj jetën time në karrocë invalidësh