Cdo dite

Cdo dite punoj me femije, por mu Zoti qe 12 vite nuk po me jep femije dhe tash Burri ka fillu me…

Cdo dite punoj me femije, por mu Zoti qe 12 vite nuk po me jep femije dhe tash Burri ka fillu me… – Pershendetje histori te jetes. Po du me shkruj nje histori teme qe ende vazhdon te me nguc edhe nuk mundem me u pajtu me kete realitet qe jom tu hek shume prej keto mendimeve. E di qe nuk bon te kem kesij lloj mendime po spo kom qare. Jom shume e deshprume edhe jom nhall qe kete deshir skom arrit kurr ta plotsoj. Jom nje grua 34 vjeqare dhe jetoj ne Ks. Une punoj si mesuese edhe jam gjithmone ne rrethin e femijes. Prej qe jam e vogel e kam endrru me pas nje familje tem me femij plot edhe per ata e kom zgjedh profesionin qe ka te bej me femij sepse i du. I du se si edukohen, i du se si folin, si reagojn e tonat. Une shume e mendoj nganjehere qe jeta eshte vetem nje sfid edhe gjdo gje eshte e tejkalushme. Ne moshen 20 vjeqare jam martu me nje njeri shume te mire. Jemi martu qe 12 vjet po problemi jone eshte qe kurr skemi mujt me bo fmi. Une kom provu sdi sa menyra qe te jes shtatzan dmth me menyra bio me menyra mjeksis etj etj po kurr skemi mujt me ja arrit qellimin. Mjeku te dyve na thot mire jemi po nese ishim kon mire une dej tasht e kisha pas ni kopsht me fmi plot po kurr nuk mujta me ndje at priviligjen qe me qene nane. Une kur tshkoj ne pune e boj punen me shume vullnet, me shume motiv edhe e du punen tem po kaniher edhe me merzit se ne fund te dites krejt prindt vin edhe i marrin femijen e tyre e une prap shkoj nshpi me duart ne xhepa e vetmume. Burri me jep shume perkrahje dhe me thot se bohet mire e kto po une qe 12 vjet jom tu prit per diqka qe do njerz i bojn edhe i gjujn ne berllog. Une e meritoj mu kon nane po sdi pse Zoti spo ma jep at mundesi. Me IVF osht shtrejt se edhe ata kemi desht me bo po burri eshte i pa pune per momentin edhe rroga jem nuk mjafton per me bo IVF. Ja kom nis me ra ne depresion edhe me mendu nese une i kom fajet a ish nda burri prej meje. Nese une i kom fajet a ka mem braktis per nje tjeter femen, ma tmire, ma t’re. Po edhe une ashtu e menoj po tisha martu me dikon tjeter a thu a kisha pas fmi? A thu a kisha mujt me u kon e lumtur edhe me e rehatume me femij. Noshta edhe kur tum bohen fmija sun i duroj se jom msu qe sa vite e vetmume? Spo di kam shume mendime kshtu qe me ngacmojn. Jom ne rrethin e femijeve vazhdimisht plus kur me pyesin a kam une femij edhe ju thom jo ma bojn pse msuse mami jem osht ma e re se ti edhe mka mu. Zemra mplas mdel krejt prej vendit sepse nuk muj me u pajtu em kit fat qe kur tplakna kerkush nuk ka mem rujt mu, kerkush ska mem dasht ose me ma uru 8 Marsin. Kerkush ska me mujt mem dhuru at dashnin qe din veten femija me ta jep. Me tperqafu. Edhe per bes, me burr po perlahem kogja shpesh per kit tem sepse aj mthot duro po une spo mundem me nejt duar kryq e me kqyr veq hajt deri tbohet mire dikur. Spo di, krejt problemet ne mendjen tem rrjedhin prej deshires tmadhe qe me qen une nane. Qka pom sygjeroni me bo? A ka pas najkush rast te njesoj apo diqka te ngjajshem dhe qka keni bo? A ka najkush naj ide se qysh muj me mbet shtatzan edhe koft me hoxh ose me naj uje a najsen? Tlutem me ndihmoni.