fbpx
te shpija

Burri rrike tan diten te shpija edhe m’kercnojke “Po t’la sot, po t’la neser”, por kur e qita prej banese m’lutke si…


Burri rrike tan diten te shpija edhe m’kercnojke “Po t’la sot, po t’la neser”, por kur e qita prej banese m’lutke si… – Pershendetje histori te jetes, po du me shkrujt per nje problem qe e kam me burrin tem apo mi thon ish burr tasht nuk e di. Une i kam 47 vjet dhe mka beku zoti me 4 fmi. Per fat temin krejt i kom ne udh tzotit po per fat tkeq burrin tem une se kom pas kurr per veti. Ne fillim te marteses kam jetu ne Kosove edhe si e kam lind djalin tem u paralizova prej qafe te posht edhe isha e pa levizshme. Mqojshin vjehrria ka mos mu sheru a n’Ohrid a n’Beograd gjithkun gjithkun. Pas 6/7 muaji une ja nisa me leviz komt e durt edhe na erdh mundesija me shku ne Gjermani me burr e djal. Une menzi sprita se mu gerdit Kosova edhe martesa prej hekave edhe burri hiq nuk mka perkrah kur u smuva. Ma shume e kom pas mbeshtetjen e vjehrrive tmij se sa burrit tem, aj hiq sma ka dit edhe pse isha smut. Nejse, probleme vazhdmisht po u mundojsha mos me probleme per shkak djalit e mos mu nda me mbajt familjen ngat. Ja fillum ni jete krejt te re ne Gjermani, une ja nisa me ec edhe e gjeta nje pune po burri kurr ne jet tvet 2 dite pune si kish. I thojsha hi npune e pagujm ket banes bashk thojke jo e mqitke telashe. Une punojsha ka 2/3 puna se mbetsha shtatzan edhe nau bonen 4 fmi e me ni rrog sum dalke. Ka pas raste qe 18 ore ndite kom punu, as kohe per fmin e mij skom pas. Burri si klloshar mrrike te shpija edhe mkercnojke po tla sot po tla neser. Ma pruni shpirtin te huna, une punojsha si kali e aj rrike non stop veq lypke. U ula edhe i thash ngom mire qa po thom nese spagun diqka as hargj as banes une edhe ti kfit e kem kom me tqit prej banese. Tha ok edhe kishe e gjet ni pune me ni hotel diku edhe pritsha qe pom bjen dikur pare. 4 muj prita qe po kontribuon nshpi ama hiq. Ma boni a din qka gru spo du mu kon ma me ty edhe pik edhe ja gjujti fmive qelsat. Une i thash apo une pra spasna nevoj me ja pagu sigurimin e shendetit le tshkon ka dush. Fmija e thirrshin aj hiq sju lajmerojke jau mshelke telefonin hiq sja nike as me dit qysh jon as kurgjo. Kur e vrejti qe sigurimin ja kom nderpre po mthirr tu mthon po kthena nshpi mas 4 mujve thash jo ti kurr nket shpi kurr ski me hi. Tasht jom nhall se pom bon telash tu ardh te shpija tu lyp me u kthy nshpi po spo du me lan se gjith kom punu edhe ky kurr sma ka dite vleren. Gjith u munu mem ul edhe gjith u munu mem poshtersu a une krejt qa kom punu ja kom kushtu familjes. Po du me hek qafe ni her e pergjithmone edhe pse kunata ma bojke ku po don mu nda npleqni po mka lodh jeta tu mthon po ndahna sot po ndahna neser edhe nuk ja din vleren fmive. Mfal po spo di ku me shkru se po du me hek qafe mos me pa ma kurr at majmunin. Ishalla kurr ma se shoh se kurgjo tmire prej tij skom gjet. Edhe kur u pata smu ma bojke invalidi e smutajk e qa mos. Kurr se kom pas nkrah veq ka prit gjith prej meje une me punu aj me nejt si boss. Nuk osht e drejt kjo. Tlutna tregom qysh me hek qafe.