fbpx
ju du

Burri po m’thot “Po ju du dyjave, nese ti me ndahesh as me tjetren skom me kan i lumtur”!


Burri po m’thot “Po ju du dyjave, nese ti me ndahesh as me tjetren skom me kan i lumtur”! – Historia ime eshte e gjate po po mundojem me shkru sa ma shkurt e publikone meniher ju lutem. Jeta me ka lendu. Jam martu qe 15 vite me njeriun qe e deshta dhe me deshti qmendurisht per tan kto vite ishum shume të lumtur bashk, ndertuam gjethqka bashk, 4 femije si drita zoti deshti qe njerin prej femijeve të mi tma mer ne kohen ma të miren qysh ke tu rrit, vuajti nga nje semundje shume e rend, perjetova shume vuajtje e pom mungon shume beba jem. Mendova qe masi m vdiq femija bota u shemb para syve të mi, kaloj ni kohe dhe prap gjeta rrugen Time force mora per femit të tjer, e pranova me vullnet at qe me erdh prej zotit, por spo mundem me pranu tash qa pom vjen prej njerit të zemres qe ja fala 15 vite të lumtura pa pas kurqfar vrejtje të un. Burri jem mori forc e guxim mem than me lot ne sy qe eshte dashuru shume me ni femen tjeter e moshes tem 34 vjec, dje tha se smun me u nda me të qe e ka njoftu sesht koh e gjat 4 muj, por qaq ne gjendje te rand tha jam smuj me nejte pa të, por me tregoj me nje kusht qe un të mbes gruaja e ti qysh isha deri tan kto vite. Tha nese ti me ndahesh un sjam i lumtur as me te um tha po ju du dyjav, um tha nese me ndahesh pas gjith ksaj qe po ta thom kom me lendu veten. Me ndihmoni ju lutem me kshilloni se un nuk jam ni grue qe muj me pa burrin tum ardh prej tjetres plus nuk eshte ni grue qe ka diqka ma shume se une perkundrazi. Un e kom dasht pa hile e sherr e du veq per veti ,e kom menu ndrysh jeten familjen teme me të jo keshtu. Mu ka mush menja un mi dhan fund jetes tem ashtu pe nij veten qe rahatona po pom dhimen fmija mi lan spo kam forc ma me jetu as me punu as hiq mu qu n mengjes. Une gjeth kto vite kesh ma e mira per burre e fmit e mi. E sod per 3 muj hini tjetra mi shkatrroj krejt planet krejt jeten tan ato vjet mu mshoj shkelum burri jem per ni femen si un, Ajo qe duhet mi dhan fund jetes jam un se kam pas ndjenja t forta per familje respekt dashni pa fun. Sod hupen! Qa mu munu ma tregomni ju lutem jetojm jasht vendit ton.