te avokati

Burri m’tha “Kthehu ne KS se nuk te dashuroi me”, te nesermen shkova te avokati se nuk doja…

Burri m’tha “Kthehu ne KS se nuk te dashuroi me”, te nesermen shkova te avokati se nuk doja… – Une qe po shkruaj dua te mbetem anonim. Jam 24 vjece dhe studjoj ne gjermani. Historia ime eshte shume e gjate por une u mundova ta shkurtoja sa do pak. Kur isha 19 vjece shkova per pushime me prinderit tek motra ime e martuar ne nje qytet te kosoves. Motra kishte nje rast dhe per kete shkuam tek frizerka aty njofta nje grua e cila donte te me paraqite nipin e burrit,une i thash nuk kam interes por motra ime njifte frizerken dhe po ashtu ajo gruaja e njifte frizerken,me ane te asaj ajo mori adresen e shpis se motres sime. Te nesermen bjen dera dhe doshin me ardh me mpa prinderit e ketij djalit dhe disa pjestar te tjer te familjes se tij. Babi dhe une nuk doshim qe ato te vinin mbrenda pasi une isha me studime dhe nuk kisha nder mend te fejohesha, per me shum jasht shtetit. Por motra dhe mami im thonin qe duhet ta shif qe me pelqen ok nqs sme pelqen prap ok. Mas shume dikutimesh ne pranuam qe ato te hinin mbrenda. Nejse u takova me djalin me pelqej,dolme te nesermen dhe u pelqyme,ai donte qe ne te fejohemi fill por une nuk doja i thash familja jeme do te pys per juve nqs cdo gje vazhdon keshtu ne fejohemi ne tetor. Keshtu ai u nis per ne gjermani pas disa takimesh qe patme me dijeni te familjeve tona. Cdo gje eci per mrekulli ishte, i dashuri im i par, flitshim ne msn cdo dit per me sh se 3 ore pasi une ne ate koh nuk kisha kompjuter te shpija,detyrohesha te shkoja ne internet center. Ne tetor erdhi dhe ne u fejuam, pas nje jave u martuam ne bashki per shkak te procedurave te dokumentave. Une isha e paprekur nuk kishte pasur asnje mashkull ne jeten time pervec atij. Kaluan disa muaj dhe mu me dol dokumentat dhe shkova per nje vizit nje mujore ne gjermani per te shikuar ambjentin e familjen e miqte e tij. Ia kalova sh mire isha shume e knaqur. U ktheva ne shqiperi beme dasmen dhe pastaj shkova perseri ne gjerm. Ne fillim ishte gjithcka ne rregull e doja me shume se syte e mi,por edhe ai me donte,jetoja me vjerri por shkoja mir me to,nderkohe qe universitetin e nderpreva,familjen e lash,shoqnin gjithcka per shkak qe te jetoja me te. Ai me premtoi qe shkollen do e filloja ketu ne germani. Por fatkeqesisht pasi qe erdha ketu nuk ma lejoi nejse edhe une nuk eshte qe kemngula shume, bera kursin e gjuhes dhe e mora me nota maksimale. Dita dites verejta se burri im vinte gjithmone e me vone ne shtepi, punonte shume por edhe pas pune dilte me shoke deri ne oren 4,5 te mengjezit,e une e pritja,degjoja hapat e njerzvedhe shpresoja qe ishin hapat e tij,vuaja shume pasi babi im nuk dilte kurr pa mamin darkave e nuk isha mesuar. Filluan grindjet pastaj mesova qe ai luan bixhoz,kumar dmth luan kock. Me erdhi sh keq sdija cte beja dhe qaja, qaja vazhdimisht ai ishte pothuajse gjithmone ne pune ose ne lokal me shokt. Isha shume e vetmuar,isha dhe pak e re nga mosha ,sdija cte beja. Mbas nje viti ai me la,me tha une duhet te kthehem tek prinderit pasi ai nuk ndjen me dashuri ne mua. Vetem Zoti e di sa kam qajt sa kam vujt po nejse une u vesha te nesermen u lyva dhe shkova tek avokati,gjuhen nuk e dija mire por ia dola mbane dhe per nje jave gjeta pune, shpi dhe mobilova dhe shtepin, pasi ai me tha qe per nje jave duhesh te ikesh. Familja e tij nuk than shume ,me braktisi burri dhe ato sigurisht do mbroshin djalin e tyne. Familja ime me perkrahte per cdo gje, me pyeten nqs une deshiroj te kthehem me zor tek ai, i thash jo dhe ndalova qe ata ta vrasnin pasi per shkak timin nuk doja te hinin ne gjak dy familje. Nejse vazhdova jeten time ne gjermani ,vetem si qeni ne fillim. Ishte viti ma i keq ne jeten time, nuk doja te rikthehesha tek prinderit pasi nje vajz e divorcume nuk ka asnje fat te mir ne kulturen tone. Luftova me mish e me shpirt per nje te ardhme me paj drit. Ne pune njofta nje djale, ishte shume djal i mir ne fillim nuk e dashuroja por pastaj kadal kadal u dashurova mbas 3 vjeteve qe isha divorcu u martova serisht. Tani kam rifilluar universitetin ketu ne gjermani, jam shume e lumtur me burrin qe kam me don cmendurisht dhe ben gjithcka qe une te jem e qeshun. Ish burri eshte fejuar po me nje vajze nga kosova. Une jam mire por ngaqe kam perjetuar per shume koh shume gjera te keqija kam frike te jem e lumtur. Nuk flas me asnje njeri mbaj gjithcka mbrenda. Shpresoj qe ta kaloj dhe kete faze te deshperimit dhe te rifilloj te buzeqesh si ateher kur isha ne atdhe me prinderit e mi. Me falne qe e zgjata.