fbpx

“Burri me ka nderru jet femijet do ti le ketu,Do e gjej diken tjeter se jeta esht e gjate dhe”…


“Burri me ka nderru jet femijet do ti le ketu,Do e gjej diken tjeter se jeta esht e gjate dhe”…-Anonim plz se sdu me mi publiku emri nese bon. Nuk osht leht me shkru historin tem se vallahin kerkush ska qef me pas kete zgjidhje sidomos nmoshen tem.Po bona nervoz me veten qe, e kom leju veten me arrit kit pike edhe nuk jom mundu me paralajmeru veten qe ka me ndodh kjo.Nese najkush e ka provu dhimten nshpirt ajo jam une. Une jam nje, gru apo qike spo di as vet qa mi than vetes me dy fmij. Qika 4 vjet edhe djali 7. Une jam martu para 10 vite ne nje mosh shume te re edhe i kam bo fmin shume e re sepse hala e re jam. 27 vjet i kom veq ama me ka sprovu Zoti me nje fatkeqsi shume tmerruese. Pasi qe e kam lind qiken, burri me ka bo ndeshje edhe ka ndrru jete fatkeqsisht, ne at minut kom mendu qe jeta nuk vazhdon per mu, qaty u blloku jeta per mu edhe nuk kom pshtim. Vjehrrija gjith me kan than rri me neve mos gabo me shku te shpija me menu qe ski ven ktu edhe pse na ka dek djali. Une po munona mi kuptu ata ama pom doket absurde qe sa vite jan bo qe mka vdek burri edhe hala jom nuse ne at shpi dmth laj fshi e tonat edhe kujdesna per fmin edhe pee skom burr ma. Une jom e re edhe pom doket qe pe bllokoj veten me fmi edhe spo mundona me vazhdu jeten tem qysh duhet me pas ni jete me burr edhe me pas familje po jom met qe 3 vjet me ni shpi ku realisht une skom kurfar veni. E di qe vjehrria jem ma shume kan desht mem nal hatri fmijve ama mdoket mka ardh koha qe mu nda une prej tynev e me u mundu me gjet vend me burr tjeter se jeta eshte e gat edhe ndit sodit as ni fmi spe don nanen nfund tfundit kshtu qe ma mire o me qu jeten deri nfund me ni burr qe mdon edhe e du edhe me mendu per fundin e jetes qysh po na vjen. Mos ja nisni fmija fmija se fmija rrin me gjyshen e me gjyshin e vet ata msohen edhe pa mu se une duhet me mendu qysh me ,vazhdu une jeten pa kerkon ngat vetes kta krejt qe pom thojn rri me fmi rri me fmi krejt i kan grat apo burrat ngat vetes e une ktu jom met me kta dy fmij qe Zoti na rujt neser masnesrr nese ju ndodh edhe ktynev najsen ashtu siq i ka ndodh burrit une prap po mbes e vetme. Une jom e re edhe jom e mire pse mos me menu me perparu e me u mundu me pas edhe une ni jete tmire. Te na shqiptart osht marre kishe mu martu se me fmij e sene ama, a osht e drejt qe une me blloku jeten tem e mos me gjet kurr dashni ma? Krejt njerzt per rreth kan me gjet fatin e tynev e pse veq une me nejt nshpi me rrit fmi kuri kom veq 27 vjet. Spo thom qe eshte zgjidhje e drejt ama eshte zgjidhja e duhur. Per ju qe mkritikoni duhni me dit qe nuk e kom pas leht as vdekjen e burrit se jom tut normal jom tut se qka mpret ne te ardhmen edhe, jom tut se ku shkoj une? Qysh mi rrit fmin? Tasht qe jau kom siguru fmis jeten me pleqt une jom e gatshme per me u njoftu me dikon, nihere jo noshta per martes ama kadale me kohen besoj se i vjen reni edhe asaj.. spo di qysh me ja bo ama qka po thuni ju? A osht marre me u mundu me vazhdu jeten qishtu pa burr e me u martu? Spo thom qe i la fmin se vi i shoh e tonat ama du me pas ni lidhje dashurie me dikon qe neser masnesrr mundem me u qu me ja bo ni yzmet apo me ma bo. Me nda tmiren e tkeqen me to e jo, me u mundu krejt per rreth mi knaq e une tani me hek nfund me vdek e vetmume sikur burri qysh diq rrap tap. Mfal nese e zgata ama spo di as ku mu orientu nksi lloj rastesh se tutna qe sme kupton kerkush. Lajmronu nese menoni a e kam gabim a jo plzzzz