fbpx
gajle

Burri jem ish kon 2 here i martum dhe kish fmi me 2 gra por Une se kam pas gajle, por kur m’tha “Me ty s’boj fmi”…


Burri jem ish kon 2 here i martum dhe kish fmi me 2 gra por Une se kam pas gajle, por kur m’tha “Me ty s’boj fmi”… – Prsh histori te jetes. Po e shkruj kete histori nga halli dhe nga nervoza qe kerkush ne familje nuk me kupton edhe mendojn qe jom bo budall. Kur nuk ki tjeter zgjidhje lyp mbeshtetje te gjithkush. Kur kerkush nuk te ndegjon don me bertas deri sa te ndegjojn edhe kojshija. Une ja kom fillu kur i kom pas 20 vjet me kalu me nje djal. Ne fillim mu ka paraqit shume burr, moralshem dhe i besushem. Po ni problem ish prej fillimit diferenca ne mosh, aj ish 15 vite me i madh se une dhe e kish nje histori tmerr. Ish kon i martum dy here edhe kish fmi me dy gra, une kurr se kom paragjyku se mundet mi ndodh gjdo kujt. Kur nuk shkon dashuria, nuk bon me qu kurgjo me zor. Ja nisem me kalu se bashku edhe ja fillova me i besu, me dal ma shume me te edhe erdh koha tja jepi veten. Isha e vendost qe ky me mbeshtet edhe kur tma merr virgjinitetin. Mbas nje kohe me tha a ki qef me u martu e me pas fmi? Thash po pse? Une veq 20 vjet i kom, per mu qikjo mpret edhe pse ti i ke kalu keto sene. Tha aha spo di bre, spo du me prish qishtu lidhjen me ngarku me fejesa e me martesa. Thash e per qka po e kalon kohen me mu veq mem perdor a? Tha jojo nese ti don mu martu une martona me ty po per fmi nuk du ma. I kom fmin me dy grat e para edhe nuk menoj me bo ma. Kuku knej e dojsha knej qysh me sakrifiku jeten tem me dikon e mos me perjetu kurr ndjenjen mu bo nane. I thash a po ja lajm kohes se na frik jena njoftu edhe mundet lidhja jone me ndryshu sdi sa per nje kohe. Mbas 5 vite na vendosem mu martu po kurr tema e fmive su perflit ma. I kisha diku 25 vjet pak pa i bo 26 thash kqyre, une du fmi edhe nuk du me qu jeten tut prit deri sa trriten fmija tu, edhe ti i ke bo 40, koha po kalon e na veq po plakem. Tha a tkom thon para 5 viteve qe don shko e mos mprit po vet ke vendos me u martu me mu e mu pajtu me faktin qe une sdu fmi. Khu qaq mboni nervoz thash a din qka prej sotit une edhe ti qitu po i ndajm hesapet edhe ti udhes tone une temes!! Isha nervoz, e deshprume me tonat, ja dhash zemren dikujt qe kom bo plot sakrifica per ta e aj as njo per mu. I kapa teshat i palova ne kofer u ktheva prap te prindt jau tregova situaten qysh eshte puna edhe ata mthan po pse po gutesh ju veq sa jeni martu, edhe i thash babes tem o bab, ky sdon KURR me bo fmi! Mu ka kthy baba tha ee ke dit prej fillimi. Aaa!!!! Kuku qaq plasa qe kerkush spo kupton. Une kom majt shpresa qe aj po ndryshon menjen se njeri me kohe dashuron ma shume e ma shume po ky hiq! Edhe 1 jave kaloj as telefonat as kurgjo. 2 jave kalun prap kurgjo, kur mbas 3 jave po thirr tu mkerku falje u qyrravke ntelefon une ftoft thash harrona un e ti qe kena egzistu najhere bashk se une se fali ma jeten kerkujt per egoizmin ton. Ti e din ndjenjen mu kon prind e une se di, pse ti me ma humb mu at drejten me kon nane. Tha mfal kom vendos qe nese mkthehesh ti mu une kom me pranu me bo fmi, shkojna te mjeku qka dush bojna deri sa tjesh ti shtatzan. Thash o hiq spo du! Mi ke humb 5 vjet me rrena e me shpresa palidhje sa qe ja kom nis mu ftof prej teje. Tasht kan kalu 2 vjet edhe spo muj me harru, spo di a jom ngut a jo. Aj eshte hala single edhe une jam hala single po shume du mu bo nane. Zemren e kom tek aj hala po knej po du me bo fmi e me vazhdu jeten. A jom gut? A menon qe u desht mu qetsu e me menu prej anes tij qe ka fmi? Kshilla tlutem jo ofendime se ofendime kom marr boll e jom lodh prej ktynev, veq mirekuptim du. Falimenderit nese ma postoni i percjelli krejt komentet anonim.