fbpx
Babi gatuan e Nëna i thotë vajza ime nuses tonë,Nuk e dallojnë nusen nga ne fëmijët dhe

Babi gatuan e Nëna i thotë vajza ime nuses tonë,Nuk e dallojnë nusen nga ne fëmijët dhe…


Babi gatuan e Nëna i thotë vajza ime nuses tonë,Nuk e dallojnë nusen nga ne fëmijët dhe…-Duke lexu disa histori ktu mora kurajon të shkruaj dhe unë,por jo për veten time por për familjen time,duke lexu historit si janë vjerrat duke u sjellur me nuset unë do flas për Prindrit e mi për të cilet jam aq krenare si na mesuan dhe edukuan. Familja ime jeton ne evrop dmth Prindrit vëllau i madh,vëllau atje është i martuar me Dashuri me një vajzë me Fe tjeter dhe me një komb tjeter. Fakti qe Allahu e begatoj vëllaun me një grua aq të devotshme po tregoj për Prindrit e mi.Vëllai ka 6 vite është i martuar jeton me prindrit e mi një shtepi,derisa gruja e vëllaut ka qen shtatzen me djalin ,Babi im 9 muaj atë nuse nuk e ka leju një punë ta bëj ,babi ka bë darken kurse Nëna ime mengjesin ,bashk babi dhe nona kan pastru shtepin kurse nusja deri ne muajin 7 shtatzanis ka punuar por prindrit kurr at grua se kan len ta bej qoft dhe nje pun te vogel dersi ajo ka lindur ajo s’ka ditur qka dmth të bej pun ne shtepi.Dhe sot djali osht 1 vit e gjysem nusja punon babi e thirr dhe nusen dhe vellaun telefon thot qka doni sot te ju bej per dark kurr babi nuk gatuan diqka pa pytur ata te dy qka deshironi. Ata kur vin nshpi tavolina e bukes eshte gati veq lajne duart dhe ulen.Duke lexu kto historit unë habitem sepse ne jem Musliman une jam me mbules me namaz familja ime jan me namaz kurse ajo është Krishtere dhe ne asnje dallim se bëjme për këtë kur familja ime agjeron Ramazan ajo as nuk pin as nuk han para tyre.Kur babi ka kohen e Namazit ajo n’dal zerin tv kujdeset djali mos bej zhurum ta pengoj babin. Kurse nëna ime zgjohet ne ora 6 merr djalin e tyre e lejon nusen të fle se djali zgjohet heret nusja 7 ora zgjohet te shkoj npun ,nona ime e pastron djalin heq rrobat djalit nusja kur zgjohet ben kafen nones dhe vetes . Nona ime spin kafen deri sa te zgjohet ajo.Nona ime nuk punon as Babi jan te dy te semur bile babi im ka 5 vite vuan nga kanceri kurse nona ka sa e sa tjera smundje por ta dini se jo qe jan prindrit e mi por vallah bilah ata nusen nuk e dallojne nga une dhe motra ime babi me shum bile nusen e perkrah ne cdo ide mendim se sa vellaun veq thot mos tja prishi qefin.Kurse nona ime kudi thot kam tre vajza jo veq dy . Por dhe ajo nuse ska mundesi te marr rrogen e te vi shpi duar bosh dhurat babit dhurat nones dhe gjithmone shprehet thot mir qe ju kemi me ju jeta jon osht aq e lumtur sepse ajo dhe shqipen ka mesu aq mir dhe pse ka nje kombesi tjeter nje gjuh tjeter. Ajo thot deri sa nuk ju njoha juve İslamin si Fe e kam menduar siq kan then lajmet mediat por sot thot me kam mesuar qe İslami është mëshir respekt mirkuptim durim sepse thot ju jeni aq të mirë.Kurse vellau im eshte njeri me fat sepse ne fillim i ka then une te dashuroj ty dhe cdo gje bej per ty por kur behet fjal per prindrit motrat dhe vëllaun me vjen shumë keq nese diqka nuk te pelqen ne rregull me trego mua une flas me prindrit por ajo grua aq ka edukat kultur sa habitem. Une jam beqare jetoj Kosov por ka 12 vite vëllau im me dergon pare çdo muaj me ka then s’ka ti nevoj të punosh të lodhesh unë kujdesem për ty kur i vonon rroga vëllaut nusja vet me dergon paret veq pasi dergon paret thot vëllaut kto para dergova ne Kosov.Ma boni hallall ndoshta e zgjata shum kjo osht veq pak historia e familjes time sepse ka dhe me teper gjera tmira qe do tregoja.Por vjerrat tken kujdese me nuset sepse nëna ime motren qe kam të martuar ajo 10 vite martes ka dhe motra ime jeton ne evrop punon eshte e shkolluar por nëna ende e këshillon kujdes me vjerren respektoje nderoje behu qe s’ke pa dhe behu qe s’ke dëgjuar. Prandaj sa ka përgjethesi vjerra me teper Nëna jo të ja mbush koken qikes me mendime të keqia për familjen e burrit sepse as djali s’ka familje me humbe as vajza s’ka ardhur aty të bëhet robresh e sk***e për askënd sepse fundja familja mbetet familje Allahu na begatoft familjet tona. Faliminderit qe gjeni kohë ta lexoni historin time.