fbpx
ai do te martohet kete vere

Ai do te martohet kete vere por vazhdon te me shkruaj ne telefon dhe me thot se …


Ai do te martohet kete vere por vazhdon te me shkruaj ne telefon dhe me thot se … – Mirembrema, anonime dua t mbes. Dua keshilla qe u vjen nga zemra dhe jo sipas nje liber te shenjte apo dicka te tille, thjesht si kishit reagu ju perballe nje situate te tille si e imja. Kam kalu shume koh me nje djal (gati 6 vite) ishte nje dashuri e vertet. Pas disa vitesh mu largua shkaku biznesit tij. E kam duru i kam qendru afer gjith kohes dhe bile neper koh te veshtira kur ai u semure nga shpina. Shyqyr i iku dhimbja dhe ishte me mire. Por me mua ishte shume agresiv dhe me fliste 1 dite po 1 dite jo. Ok prap e durova. Kur nje dite u nervozua dhe me tha ku**, kjo fjali me beri qe nuk e duroshja dot. Dhe vendosa me u nda. Mendova se do pendohet, por kot. Ai erdhe deri ne shtepine time per te me marre gjith ato dhuratat qe mi kishte blere. Ia ktheva pra, cté beja? Pas disa muash ndarje ai nuk me thirri kurre. Pas 6 muash une i shkrova, dhe mu pergjigj, ishte si nje ringjallje dashurie per mua, pavaresisht cka me ka bere muaj me pare. Diskutuam e mire, por prej se shkoj ne pushime ai ndryshoj i tere. Mu bere agresiv dhe me thoshte qe nuk eshte djal per mua. Prap u ndam. Pas 4 muash u feju me nje vajz. E zot sa kam qare kur nuk kisha besu se nje dashuri mund te shuhet kaq shpejt. Tani do te martohet kete vere, por vazhdo te shkruaj mesazhe qoft ne fb ose whatsapp, si thenie ose fjali qe kam dyshim qe me takojne mua dhe nganjeher me shkruan dhe me thot me fal se gabim. Nuk e dij a me ndjek por me vjen sikur! Dhe jam shume keç nuk me shkon asgje, jam nje vajz teper optimiste por kete here me humbi i ter. Pse ai shkoi dhe do te martohet me nje tjeter? Perse vazhdon te me kercnon me fjali qe me takojne mua. Nuk jam fare e qete. Kam rra ne depresion ju lutem cka mund te beje nuk eshte nje djal qe i kupton gjerat shpejt. Ka shume krenari dhe mendon se gjithmone ky e ka te drejt per dicka. Jam e humbur qe 1 vjet e gjysme ndarje ndihem shume keq kurse ky pa asnje penges po martohet. Jet e tmerrshme me falni e zgjata pak, besoj se nuk ju kam bezdisur. Faleminderit paraprakisht per pergjigjet dhe keshilla ose opinione. – Ai do te martohet kete vere por vazhdon te me shkruaj ne telefon dhe me thot se … –