fbpx
ma rond

A ka ma rond se me e pa Burrin tond me femra ne llaptop pa tesha aty para syve te mi!


A ka ma rond se me e pa Burrin tond me femra ne llaptop pa tesha aty para syve te mi! – Pershendetje ju lutem anonime , edhe une dua te tregoj historine time , por anonime të mbetem ju lutem! Kam kaluar kaq shum vuajtje sa nuk e di nga te ia filloj , duhet muaj të shkruaj! Nuk dua ta tregoj fillimin e bukur siç bejne shumica , sepse po mos te ishte fillimi i mire askush nuk futet ne nje lidhje. Problemet vin me vone, duke iu çjerrur maska secilit , koha e bën këtë! Po pikerisht personi qe i fala zemren dhe jeten dhe qe sakrifikova gjithçka qe pate ne kete jete me shkatroi! Me shkatroi ngadal, ngadale, duke me humbur besimin tek vetja dhe duke me ber te ndje veten fajtore e fatëkeqesive qe perjetoja! Koha e zbulon se ke e kemi perballe, fatkeqesisht nuk e kisha imagjinuar kurr se perballe meje gjendet nje pin gjithqka dhe nje manjak dhe nje bixhozgji! E une qe e mendoja se ai ishte martuar me mua nga dashuria, doli komplet e kunderta. Ai kishte prinder te semure pleq, dhe askush nuk kujdesej per te, sa qe e kishin ndare ne nje dhome te shtepise dhe aty ia dergonin nga nje pjate gjelle! Jo se nuk e donin te shkretet se nuk ka prinder qe injoron femiun e vet, por lekun e shpenzonte pas droge e femrave, bixhoz etj, futej ne borgje e probleme, pastaj behej i maltretimshem. Per te iu ikur ketyre problemeve prinderit dhe familja e tij e kishin ndare ne nje dhome vetem! Fati i tyre dola se isha une i shpetova te gjithe nga ajo pergjegjesi! Une e dashuruar e ky i droguar filluam jete , une se kam ditur se drogohet , vone e kam kuptuar, se skom pare te droguar kurr ne jeten time perveq ne filma! O Zot tmerri qe kam kaluar gjith keto vite, se di si jam gjalle. Pa mbaruar lidhje me nje femer lidhej me dy e tre tjera, une mbyllur rrija here pa buk e ka pas dite kryp i hidhja bukes 3 dite e haja se i hargjonte lekun! Une nuk dilja ta shoh me tjerat por e shihja para syve te mi , e hapte llaptopin edhe bisedonte me kamera me zo me to , mua me kercenonte qe te rri ne nje qosh te asaj dhome, ku nga çatia pikonte uji! A ka ma rond se me e pa mashkullin qe e dashuron me zemer e shpirt , me e pa para teje pa tesha e femra ne anen tjeter te llaptopit pa tesha aty para syve te mi. O Zot sa here kam vdekur per se gjalli. Njeriu nuk po u çmendke as nuk po vdiske nga vuajtjet ! Nese flisja me grushtonte , me kercenonte se ma merr telefonin e une at e kisha me lexu dicka sa mos me u çmend .Edhe sot 7 vite ashtu vazhdon. Une kerkoja ndihme familjes se tij por atyre iu konvenonte qe ua kisha marr barren e djalit pin gjithqka e manjak ne mardhanje. I gatuaja e laja hekurosja, qe besa me detyronte edhe familjen e tij ta laj shperlaj e gatuaj dhe kur shtrohej sofra me thonin prinderit e tij shko ha buk ndhom tende se ti e ke shtepine tende. E cka kisha une nje dhome ku piko tavani e disa ulese te kalbura nje gjysme tavoline. Me shfrytzonin edhe ata e nje kaçore buk sma jipnin. Ani une Zotit i kom tregu e mka pa krejt çka e si mkeni trajtu. Edhe sot une veq Zotit i lutem te me bej zgjidhje. Ju lutem anonime te mbetet biseda.